PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhunë në familjeTetë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
2 min čitanja
Dhunë në familje

Tetë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tetë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht më 29 tetor 2026.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Graçanicë, Istog, Klinë, Pejë dhe Gjakovë.Dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë. Në rastin e parë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, rreth orës 13:30. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.Ndërkaq, në rastin e dytë, të raportuar rreth orës 21:30, dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga vëllezërit e tyre. Dy të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti po hetohet.Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti e ka larguar nga shtëpia e tij së bashku me foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Gruaja është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.Një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës është regjistruar në Graçanicë. Sipas Policisë, një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin e gjykatës që ia ndalonte afrimin ndaj ish-partneres. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Në Istog, një çift bashkëshortor, shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje. Rasti është raportuar rreth orës 15:35. Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.Në Klinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën kishte bashkëjetuar. Rasti është raportuar rreth orës 20:14, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Në Pejë, një grua ka raportuar se është ngacmuar dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.Rasti i fundit është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se është keqtrajtuar nga i dashuri i saj. Sipas Policisë, i dyshuari ka rezultuar pozitiv

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tetë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht më 29 tetor 2026.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Graçanicë, Istog, Klinë, Pejë dhe Gjakovë.Dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë. Në rastin e parë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, rreth orës 13:30. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.Ndërkaq, në rastin e dytë, të raportuar rreth orës 21:30, dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga vëllezërit e tyre. Dy të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti po hetohet.Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti e ka larguar nga shtëpia e tij së bashku me foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Gruaja është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.Një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës është regjistruar në Graçanicë. Sipas Policisë, një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin e gjykatës që ia ndalonte afrimin ndaj ish-partneres. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Në Istog, një çift bashkëshortor, shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje. Rasti është raportuar rreth orës 15:35. Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.Në Klinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën kishte bashkëjetuar. Rasti është raportuar rreth orës 20:14, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Në Pejë, një grua ka raportuar se është ngacmuar dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.Rasti i fundit është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se është keqtrajtuar nga i dashuri i saj. Sipas Policisë, i dyshuari ka rezultuar pozitiv

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…