PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donika gërvallaPas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje
2 min čitanja
Donika gërvalla

Pas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse ky veprim do të ndihmonte në identifikimin dhe trajtimin më të shpejtë të përgjegjësive institucionale për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Gjatë një deklarimi publik, Gërvalla tha se nuk e konsideron dorëheqjen si hap që do të sillte ndryshimin e kërkuar në këtë rast.“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje... Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”. Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren “Nuk është momenti”, tha Gërvalla, raporton Telegrafi.Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar kundër dorëheqjes së tij, duke thënë se largimi nga detyra nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.Në konferencën për media, Sveçla rikujtoi se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, edhe pse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për rastin e asaj kohe. Ai tha se atëherë kishte besuar se largimi i tij do të ndihmonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë.“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita... pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, tha ai.Gërvalla dhe Sveçla janë përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime publike dhe protesta, me kërkesa për përgjegjësi institucionale. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse ky veprim do të ndihmonte në identifikimin dhe trajtimin më të shpejtë të përgjegjësive institucionale për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Gjatë një deklarimi publik, Gërvalla tha se nuk e konsideron dorëheqjen si hap që do të sillte ndryshimin e kërkuar në këtë rast.“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje... Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”. Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren “Nuk është momenti”, tha Gërvalla, raporton Telegrafi.Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar kundër dorëheqjes së tij, duke thënë se largimi nga detyra nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.Në konferencën për media, Sveçla rikujtoi se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, edhe pse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për rastin e asaj kohe. Ai tha se atëherë kishte besuar se largimi i tij do të ndihmonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë.“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita... pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, tha ai.Gërvalla dhe Sveçla janë përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime publike dhe protesta, me kërkesa për përgjegjësi institucionale. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…