Që nga fundi i majit të këtij viti, Shqipëria ka hyrë në një etapë të re sociopolitike. Duket se përfundimisht brezi i ri i saj ka vendosur që atdheu i tyre të pushojë njëherë e mirë së pluskuari në antikohën e vet - në atë gjendje sociale ku, edhe pse kronologjikisht ajo ecën përpara, shoqëria lëviz në kahun e kundërt të së drejtës, ligjit dhe ndërgjegjes morale. Ndryshe nga brezi më i vjetër, i rritur në tranzicion, ku nonsensi dhe kaosi shiheshin si rrugë që medoemos duheshin përshkuar drejt zhvillimit, rinia e këtij vendi vjen me një botëkuptim të ri. Ata nuk e pranojnë këtë gjendje, këtë gjallim në krahun e kundërt të kohës, ku anormalja moralisht shitej si normalitet, si vlerë. Për këtë është i domosdoshëm ndërrimi i regjistrit politik shqiptar drejt një të menduari dhe vepruari post-tranzicional, drejt një gjendjeje ku trekëndëshit korrupsion-padrejtësi-kriminalitet i duhej dhënë fund njëherë e mirë. Vetëm nëse e shohim në këtë këndvështrim, atëherë do të marrë sens aftësia e tyre për të këmbëngulur kaq gjatë.Ajo që po ndodh është se ky brez i ri studentësh dhe të rinjsh, të rritur dhe të formuar brenda këtij trekëndëshi deformues të krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë, po proteston fuqishëm duke sulmuar jo vetëm sistemin, por edhe arkitektin e tij, që është kryeministri i vendit. Ky i fundit është mandatuar për 13 vjet për ta formësuar të ardhmen në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë. Sot nuk janë thjesht studentët e të rinj që po e sulmojnë, ata janë vetë e ardhmja që po i turret, e kur të sulmon e ardhmja, atëherë qëndrimi në pushtet është i kotë. Kryeministri thotë se është i vetmi që do t’i fusë në Bashkimin Evropian, duke ngatërruar qëllimin me mjetin. BE-ja nuk është e ardhmja në vetvete, ajo është mekanizmi që ndërton një të ardhme me standarde dhe drejtësi. E ardhmja është pikërisht brezi i ri. Çfarë bën Edi Rama? U thotë që mjeti (BE-ja) është e ardhmja dhe këtë e realizoj vetëm unë. Çfarë thonë studentët? Thonë: E ardhmja jemi ne dhe BE-ja është
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.