PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Xhelal sveçlaTë gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren
2 min čitanja
Xhelal sveçla

Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media në lidhje me të gjeturat e tyre për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.Kjo vrasje ka tronditur opinionin publik, derisa qytetarët janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.Në këtë konferencë, Sveçla tha se ka dorëzuar raportin tek kryeministri Albin Kurti rreth dështimeve institucionale, duke theksuar Policinë e Kosovës. Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj “Kam ngritur dyshime në lidhje me mos menaxhimin e duhur të rastit të Arlinda Zekajt. Përmes Inspektoratit Policor të Kosovës kemi analizuar veprimet dhe mos veprimet e policisë. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur, duke nxjerr në pah dështimet në raportime në mbrojtjen e jetës së saj”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.“Raporti mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policixë, jam kam dorëzuar Kryeminsitrir Albin Kurti, me çka janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal të Policisë në Pejë, shefin e hetimeve rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, komandantin e stacionit policor në Pejë, zëvendëskomandantin e stacionit policor në Pejë, shefin e sektorit të hetimeve në stacionin policor në Pejë, shefin e sektorit të operativës në stacionin policor në Pejë, komandantin e nënstacionit policor në Vitomiricë dhe katër hetues të stacionit policor në Pejë”."Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej verimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale"". Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë", shtoi Sveçla.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media në lidhje me të gjeturat e tyre për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.Kjo vrasje ka tronditur opinionin publik, derisa qytetarët janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.Në këtë konferencë, Sveçla tha se ka dorëzuar raportin tek kryeministri Albin Kurti rreth dështimeve institucionale, duke theksuar Policinë e Kosovës. Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj “Kam ngritur dyshime në lidhje me mos menaxhimin e duhur të rastit të Arlinda Zekajt. Përmes Inspektoratit Policor të Kosovës kemi analizuar veprimet dhe mos veprimet e policisë. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur, duke nxjerr në pah dështimet në raportime në mbrojtjen e jetës së saj”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.“Raporti mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policixë, jam kam dorëzuar Kryeminsitrir Albin Kurti, me çka janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal të Policisë në Pejë, shefin e hetimeve rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, komandantin e stacionit policor në Pejë, zëvendëskomandantin e stacionit policor në Pejë, shefin e sektorit të hetimeve në stacionin policor në Pejë, shefin e sektorit të operativës në stacionin policor në Pejë, komandantin e nënstacionit policor në Vitomiricë dhe katër hetues të stacionit policor në Pejë”."Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej verimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale"". Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë", shtoi Sveçla.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…