PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BraziliTrump për zgjedhjet në Brazil: Turp i madh
1 min čitanja
Brazili

Trump për zgjedhjet në Brazil: Turp i madh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë javë në Brazil si “turp” dhe “poshtërim” për popullin brazilian.I pyetur nga gazetarët se kë e konsideron fitues legjitim të zgjedhjeve, Trump tha se për momentin nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.“Por mendoj se këto zgjedhje ishin një turp i madh për popullin e Brazilit”, deklaroi ai, duke shtuar se i kishte ndjekur zhvillimet pa mbështetur asnjërën palë.Trump pretendoi se kishte pasur mospërputhje gjatë procesit zgjedhor, duke iu referuar edhe performancës së tregjeve financiare si dëshmi të asaj që e quajti një situatë të turpshme për Brazilin.Deklaratat e tij vijnë pasi kandidati i mundur në zgjedhjet presidenciale, Flavio Bolsonaro, mbërriti në SHBA pas humbjes ndaj presidentit Luiz Inacio Lula da Silva në raundin e dytë të së dielës.Bolsonaro ka pretenduar për manipulim të zgjedhjeve, pa paraqitur prova, dhe ka deklaruar se do ta udhëheqë opozitën nga Florida.Ai u largua nga Brazili pavarësisht një urdhri të Gjykatës Supreme, që i kërkonte dorëzimin e pasaportave në kuadër të një hetimi për dyshime mbi pastrim parash dhe mashtrim financiar.Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Bolsonaro dhe familjarët e tij të afërt kishin marrë viza për të hyrë në SHBA.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë javë në Brazil si “turp” dhe “poshtërim” për popullin brazilian.I pyetur nga gazetarët se kë e konsideron fitues legjitim të zgjedhjeve, Trump tha se për momentin nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.“Por mendoj se këto zgjedhje ishin një turp i madh për popullin e Brazilit”, deklaroi ai, duke shtuar se i kishte ndjekur zhvillimet pa mbështetur asnjërën palë.Trump pretendoi se kishte pasur mospërputhje gjatë procesit zgjedhor, duke iu referuar edhe performancës së tregjeve financiare si dëshmi të asaj që e quajti një situatë të turpshme për Brazilin.Deklaratat e tij vijnë pasi kandidati i mundur në zgjedhjet presidenciale, Flavio Bolsonaro, mbërriti në SHBA pas humbjes ndaj presidentit Luiz Inacio Lula da Silva në raundin e dytë të së dielës.Bolsonaro ka pretenduar për manipulim të zgjedhjeve, pa paraqitur prova, dhe ka deklaruar se do ta udhëheqë opozitën nga Florida.Ai u largua nga Brazili pavarësisht një urdhri të Gjykatës Supreme, që i kërkonte dorëzimin e pasaportave në kuadër të një hetimi për dyshime mbi pastrim parash dhe mashtrim financiar.Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Bolsonaro dhe familjarët e tij të afërt kishin marrë viza për të hyrë në SHBA.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…