Kf ballkaniSot nis java e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje
1 min čitanja
Kf ballkani
Sot nis java e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me ndeshjen e vetme të ditës, ku Ballkani e pret Drenicën në Suharekë. Katër përballjet e tjera të javës zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me disa duele interesante në program.Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis këtë të premte me një përballje që pritet të sjellë rivalitet, pasi Ballkani dhe Drenica matin forcat nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.Skuadra vendase do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e fushës për të marrë pikët e plota, ndërsa Drenica udhëton në Suharekë me synimin për të befasuar dhe për të marrë një rezultat pozitiv në këtë udhëtim.Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës, ndërsa xhiroja vazhdon të shtunën me dy përballje dhe të dielën gjithashtu me dy përballje. Drita pret Vushtrrinë në Gjilan nga ora 13:00, kurse Llapi dhe Prishtina përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 13:00.Të dielën, Malisheva e pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën e 12-të me duelin që nis në orën 17:00 në Klinë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.