PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GtaPër shkarkimin e GTA 6 mund të nevojiten 210 GB hapësirë
2 min čitanja
Gta

Për shkarkimin e GTA 6 mund të nevojiten 210 GB hapësirë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Video-loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) mund të kërkojë 210 GB hapësirë në konzolën PlayStation 5, sipas të dhënave të publikuara nga llogaria PlayStation Game Size, e cila përcjell informacionet për lojërat në platformën PlayStation.Ende nuk dihet nëse kjo shifër i referohet madhësisë së vetë lojës apo hapësirës së përgjithshme të nevojshme për instalimin e saj. Megjithatë, në të dyja rastet bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të dhënash.Për krahasim, loja Red Dead Redemption 2 kërkonte 149 GB hapësirë të lirë për instalim në konzolën PlayStation 4. Kjo do të thotë se GTA 6 mund të kërkojë 61 GB më shumë hapësirë sesa loja e publikuar në vitin 2018.Madhësia e saj do të ishte gjithashtu më shumë se gjysma e hapësirës së përdorshme për ruajtje në modelin standard të Xbox Series S, i cili ka 512 GB memorie, por rreth 362 GB të përdorshme.Sipas raportimeve, lojtarët mund të kenë nevojë për më shumë hapësirë nëse loja merr një përditësim që nga dita e parë e publikimit. Kjo mund të bëjë që përdoruesit të kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës duke shkarkuar dhe instaluar lojën.Rritja e madhësisë së lojërave është bërë gjithnjë e më e zakonshme, si pasojë e grafikës më të avancuar, botëve të hapura më të mëdha dhe funksioneve të shumëlojtarëve në internet.Për ata që dëshirojnë ta luajnë GTA 6 menjëherë pas publikimit, këshillohet të lirojnë hapësirë paraprakisht në konzolat e tyre.Sipas PlayStation Game Size, shkarkimi paraprak i lojës pritet të nisë më 12 nëntor, ndërsa publikimi është planifikuar për 19 nëntor 2026. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Video-loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) mund të kërkojë 210 GB hapësirë në konzolën PlayStation 5, sipas të dhënave të publikuara nga llogaria PlayStation Game Size, e cila përcjell informacionet për lojërat në platformën PlayStation.Ende nuk dihet nëse kjo shifër i referohet madhësisë së vetë lojës apo hapësirës së përgjithshme të nevojshme për instalimin e saj. Megjithatë, në të dyja rastet bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të dhënash.Për krahasim, loja Red Dead Redemption 2 kërkonte 149 GB hapësirë të lirë për instalim në konzolën PlayStation 4. Kjo do të thotë se GTA 6 mund të kërkojë 61 GB më shumë hapësirë sesa loja e publikuar në vitin 2018.Madhësia e saj do të ishte gjithashtu më shumë se gjysma e hapësirës së përdorshme për ruajtje në modelin standard të Xbox Series S, i cili ka 512 GB memorie, por rreth 362 GB të përdorshme.Sipas raportimeve, lojtarët mund të kenë nevojë për më shumë hapësirë nëse loja merr një përditësim që nga dita e parë e publikimit. Kjo mund të bëjë që përdoruesit të kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës duke shkarkuar dhe instaluar lojën.Rritja e madhësisë së lojërave është bërë gjithnjë e më e zakonshme, si pasojë e grafikës më të avancuar, botëve të hapura më të mëdha dhe funksioneve të shumëlojtarëve në internet.Për ata që dëshirojnë ta luajnë GTA 6 menjëherë pas publikimit, këshillohet të lirojnë hapësirë paraprakisht në konzolat e tyre.Sipas PlayStation Game Size, shkarkimi paraprak i lojës pritet të nisë më 12 nëntor, ndërsa publikimi është planifikuar për 19 nëntor 2026. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…