PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bosnja dhe hercegovinaHelikopteri që u rrëzua në Bosnje ishte me ushtarë italianë, reagon Meloni
2 min čitanja
Bosnja dhe hercegovina

Helikopteri që u rrëzua në Bosnje ishte me ushtarë italianë, reagon Meloni

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Meloni reagon pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në Brçko: Mendimet e mia janë me familjet e viktimaveKryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas rrëzimit të një helikopteri të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, pranë Brçkos, ku humbën jetën katër shtetas italianë.Ajo tha se lajmi për aksidentin tragjik ka shkaktuar dhimbje të thellë, duke shprehur solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe pjesëtarët e misionit që po punojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Detaje të reja të rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në Bosnje - publikohen pamjet e para, tre viktima “Lajmi për aksidentin tragjik të një helikopteri italian të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë është shkak për dhimbje të thellë. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqen dhe stabilitetin në rajon, po kalojnë orë ankthi”, deklaroi Meloni.Ajo shtoi se u përcjell familjeve të viktimave dhe të gjithë të prekurve mbështetjen e saj personale dhe atë të Qeverisë italiane. Helikopteri u rrëzua të enjten pasdite, rreth orës 16:00, në zonën e Gorices, pranë Brçkos. Sipas raportimeve fillestare, aksidenti ndodhi gjatë një operacioni rutinë të misionit të EUFOR-it.Fillimisht u raportua për tre persona të vdekur dhe 12 të lënduar, ndërsa më vonë njëri nga të lënduarit ndërroi jetë, duke e çuar numrin e viktimave në katër. Të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë shtetas italianë. Nga EUFOR-i është bërë e ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit. Sipas këtij misioni, aksidenti nuk ka shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe as nuk ka pasur civilë të lënduar. Helikopteri ishte pjesë e kontingjentit të aviacionit të Ushtrisë italiane, i angazhuar në misionin EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë që nga janari i vitit 2026. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Meloni reagon pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në Brçko: Mendimet e mia janë me familjet e viktimaveKryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas rrëzimit të një helikopteri të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, pranë Brçkos, ku humbën jetën katër shtetas italianë.Ajo tha se lajmi për aksidentin tragjik ka shkaktuar dhimbje të thellë, duke shprehur solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe pjesëtarët e misionit që po punojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Detaje të reja të rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në Bosnje - publikohen pamjet e para, tre viktima “Lajmi për aksidentin tragjik të një helikopteri italian të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë është shkak për dhimbje të thellë. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqen dhe stabilitetin në rajon, po kalojnë orë ankthi”, deklaroi Meloni.Ajo shtoi se u përcjell familjeve të viktimave dhe të gjithë të prekurve mbështetjen e saj personale dhe atë të Qeverisë italiane. Helikopteri u rrëzua të enjten pasdite, rreth orës 16:00, në zonën e Gorices, pranë Brçkos. Sipas raportimeve fillestare, aksidenti ndodhi gjatë një operacioni rutinë të misionit të EUFOR-it.Fillimisht u raportua për tre persona të vdekur dhe 12 të lënduar, ndërsa më vonë njëri nga të lënduarit ndërroi jetë, duke e çuar numrin e viktimave në katër. Të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë shtetas italianë. Nga EUFOR-i është bërë e ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit. Sipas këtij misioni, aksidenti nuk ka shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe as nuk ka pasur civilë të lënduar. Helikopteri ishte pjesë e kontingjentit të aviacionit të Ushtrisë italiane, i angazhuar në misionin EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë që nga janari i vitit 2026. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…