PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kylian mbappeSi nisi kriza e Mbappes me Kinën? Një meme shkakton reagime të forta dhe detyron Real Madridin e La Ligën të kërkojnë falje
2 min čitanja
Kylian mbappe

Si nisi kriza e Mbappes me Kinën? Një meme shkakton reagime të forta dhe detyron Real Madridin e La Ligën të kërkojnë falje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një koment i Kylian Mbappes për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke e vendosur yllin e Real Madridit, klubin madrilen dhe La Ligën përballë një krize që mund të ketë pasoja të mëdha financiare.Gjithçka nisi nga një video e shkurtër, në të cilën sulmuesi francez foli për një imazh të montuar të tij, ku fytyra e tij ishte vendosur mbi trupin e ish-udhëheqësit kinez Mao Ce Dun. Mbappé e përmendi figurën si një diktator kinez dhe pranoi se e përdorte këtë meme për humor mes miqsh. Megjithatë, deklarata e tij u interpretua si fyese nga një pjesë e madhe e opinionit publik në Kinë. Si nisi polemika?Memeja ku Mbappé paraqitet si diktator është bërë e njohur në rrjetet sociale, ku pamja e sulmuesit është montuar edhe në imazhe të figurave të tjera historike, përfshirë Josif Stalinin. Sipas Goal.com, edhe brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit këto montazhe janë marrë me humor.Videoja në fjalë lidhet me një intervistë të Mbappés për podkastin francez “The Bridge”, në prill të vitit 2025. Ajo u rikthye në vëmendje dhe shkaktoi reagime të forta, ndonëse futbollisti nuk e përmendi drejtpërdrejt Maon me emër. Reagimi nga Kina ishte i menjëhershëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi se fjalët dhe veprimet që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez do të përballen me kundërshtim të gjerë. Edhe Federata Kineze e Futbollit kërkoi që sportistët me ndikim ndërkombëtar të tregojnë përgjegjësi dhe të kenë kujdes në deklaratat publike. Mbappé humb sponsorë, transmetimet futbollistike pezullohenPolemika nuk mbeti vetëm në nivelin e reagimeve në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tri kompani kineze – prodhuesi i produkteve të qumështit Mengniu, kompania e pijeve Dongpeng dhe prodhuesi i djathit Milkground – ndërprenë bashkëpunimet e tyre me sulmuesin francez.Ndërkohë, transmetuesi shtetëror kinez China Media Group pezulloi transmetimin e ndeshjeve të La Ligës dhe përmbajtjeve që lidhen me Mbappén.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një koment i Kylian Mbappes për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke e vendosur yllin e Real Madridit, klubin madrilen dhe La Ligën përballë një krize që mund të ketë pasoja të mëdha financiare.Gjithçka nisi nga një video e shkurtër, në të cilën sulmuesi francez foli për një imazh të montuar të tij, ku fytyra e tij ishte vendosur mbi trupin e ish-udhëheqësit kinez Mao Ce Dun. Mbappé e përmendi figurën si një diktator kinez dhe pranoi se e përdorte këtë meme për humor mes miqsh. Megjithatë, deklarata e tij u interpretua si fyese nga një pjesë e madhe e opinionit publik në Kinë. Si nisi polemika?Memeja ku Mbappé paraqitet si diktator është bërë e njohur në rrjetet sociale, ku pamja e sulmuesit është montuar edhe në imazhe të figurave të tjera historike, përfshirë Josif Stalinin. Sipas Goal.com, edhe brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit këto montazhe janë marrë me humor.Videoja në fjalë lidhet me një intervistë të Mbappés për podkastin francez “The Bridge”, në prill të vitit 2025. Ajo u rikthye në vëmendje dhe shkaktoi reagime të forta, ndonëse futbollisti nuk e përmendi drejtpërdrejt Maon me emër. Reagimi nga Kina ishte i menjëhershëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi se fjalët dhe veprimet që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez do të përballen me kundërshtim të gjerë. Edhe Federata Kineze e Futbollit kërkoi që sportistët me ndikim ndërkombëtar të tregojnë përgjegjësi dhe të kenë kujdes në deklaratat publike. Mbappé humb sponsorë, transmetimet futbollistike pezullohenPolemika nuk mbeti vetëm në nivelin e reagimeve në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tri kompani kineze – prodhuesi i produkteve të qumështit Mengniu, kompania e pijeve Dongpeng dhe prodhuesi i djathit Milkground – ndërprenë bashkëpunimet e tyre me sulmuesin francez.Ndërkohë, transmetuesi shtetëror kinez China Media Group pezulloi transmetimin e ndeshjeve të La Ligës dhe përmbajtjeve që lidhen me Mbappén.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…