PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IzraeliIzraeli përfundon numërimin e votave, blloku i Netanyahut ruan 53 mandate
2 min čitanja
Izraeli

Izraeli përfundon numërimin e votave, blloku i Netanyahut ruan 53 mandate

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Izraelit ka përfunduar numërimin e votave në zgjedhjet parlamentare të së martës, ku blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 53 vende, partitë opozitare 48 dhe partitë arabe 19, raportoi të enjten gazeta Ynet.Komisioni tha se ka përfunduar numërimin e fletëvotimeve të veçanta, të njohura si fletëvotime me zarfe të dyfishta, por rezultatet përfundimtare do t’i publikojë më vonë.Sipas komisionit, në sistem janë regjistruar rezultatet nga 12.644 vendvotime, me gjithsej 5.589.836 vota, përfshirë 5.564.764 vota të vlefshme dhe 25.072 vota të pavlefshme.Fletëvotimet e veçanta përfshijnë votat e ushtarëve, të burgosurve, diplomatëve dhe personave të shtruar në spital, të cilët nuk kanë mundur të votojnë në vendvotimet e tyre të zakonshme.Shpërndarja e përgjithshme e mandateve ndërmjet tri grupimeve politike ka mbetur e pandryshuar krahasuar me rezultatet e së mërkurës, pavarësisht ndryshimeve në numrin e mandateve të partive individuale pas numërimit të fletëvotimeve të veçanta.Partia Likud e Netanyahut ka rritur numrin e mandateve nga 26 në 27, ndërsa partia ultraortodokse Shas ka rënë nga shtatë në gjashtë mandate.Sa u përket partive arabe, Ra’am ka fituar një mandat, duke e çuar përfaqësimin e saj në tetë, ndërsa Lista e Përbashkët ka humbur një mandat, duke zbritur në 11.Blloku i Netanyahut përfshin partinë e tij Likud dhe partitë aleate të së djathtës ekstreme dhe ultraortodokse.Blloku opozitar, i udhëhequr nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, përfshin partinë e tij Yashar, aleancën “Së Bashku” të ish-kryeministrit Naftali Bennett, partinë Yesh Atid të Yair Lapidit, Demokratët e Yair Golanit dhe Yisrael Beiteinu të Avigdor Liebermanit.Dy partitë arabe, Lista e Përbashkët dhe Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am), kanë siguruar gjithsej 19 mandate, çka mund t’u japë atyre një rol vendimtar në negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.As blloku i Netanyahut dhe as ai opozitar nuk kanë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Izraelit ka përfunduar numërimin e votave në zgjedhjet parlamentare të së martës, ku blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 53 vende, partitë opozitare 48 dhe partitë arabe 19, raportoi të enjten gazeta Ynet.Komisioni tha se ka përfunduar numërimin e fletëvotimeve të veçanta, të njohura si fletëvotime me zarfe të dyfishta, por rezultatet përfundimtare do t’i publikojë më vonë.Sipas komisionit, në sistem janë regjistruar rezultatet nga 12.644 vendvotime, me gjithsej 5.589.836 vota, përfshirë 5.564.764 vota të vlefshme dhe 25.072 vota të pavlefshme.Fletëvotimet e veçanta përfshijnë votat e ushtarëve, të burgosurve, diplomatëve dhe personave të shtruar në spital, të cilët nuk kanë mundur të votojnë në vendvotimet e tyre të zakonshme.Shpërndarja e përgjithshme e mandateve ndërmjet tri grupimeve politike ka mbetur e pandryshuar krahasuar me rezultatet e së mërkurës, pavarësisht ndryshimeve në numrin e mandateve të partive individuale pas numërimit të fletëvotimeve të veçanta.Partia Likud e Netanyahut ka rritur numrin e mandateve nga 26 në 27, ndërsa partia ultraortodokse Shas ka rënë nga shtatë në gjashtë mandate.Sa u përket partive arabe, Ra’am ka fituar një mandat, duke e çuar përfaqësimin e saj në tetë, ndërsa Lista e Përbashkët ka humbur një mandat, duke zbritur në 11.Blloku i Netanyahut përfshin partinë e tij Likud dhe partitë aleate të së djathtës ekstreme dhe ultraortodokse.Blloku opozitar, i udhëhequr nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, përfshin partinë e tij Yashar, aleancën “Së Bashku” të ish-kryeministrit Naftali Bennett, partinë Yesh Atid të Yair Lapidit, Demokratët e Yair Golanit dhe Yisrael Beiteinu të Avigdor Liebermanit.Dy partitë arabe, Lista e Përbashkët dhe Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am), kanë siguruar gjithsej 19 mandate, çka mund t’u japë atyre një rol vendimtar në negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.As blloku i Netanyahut dhe as ai opozitar nuk kanë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…