Altin aliuArbnor Aliu, pika e ndritshme e Llapit beson në kualifikimi në Evropë këtë sezon
2 min čitanja
Altin aliu
Arbnor Aliu, pika e ndritshme e Llapit beson në kualifikimi në Evropë këtë sezon
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Arbnor Aliu është padyshim një nga pikat më të ndritshme të Llapit në këtë edicion, duke spikatur me paraqitjet e tij pavarësisht rezultateve jo të mira të skuadrës. Mbrojtësi 23-vjeçar po dëshmon stabilitet dhe nivel të lartë në çdo ndeshje, ndërsa këtë sezon po kontribuon edhe në fazën sulmuese me gola dhe asistime.Aliu ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Gjermanisë nga U15 deri te U18, përpara se të vendoste të përfaqësonte Kosovën në nivelin U21. Në karrierën e tij ka luajtur edhe për klube si Schalke 04, Holstein Kiel dhe Hansa Rostock, ndërsa te Llapi është që nga vera e vitit 2025.Në një intervistë për Telegrafin, Aliu ka folur për përvojën e tij në klubin nga Podujeva, vendimin për t'u rikthyer në futbollin kosovar, përfaqësimin e Kosovës, formën personale dhe të skuadrës, si dhe objektivat për pjesën e mbetur të sezonit. “Jam shumë i lumtur te Llapi”Aliu thotë se është ndjerë mirë që nga dita e parë te Llapi, duke vlerësuar pritjen dhe mbështetjen që ka marrë nga klubi, bashkëlojtarët dhe trajneri Tahir Batatina.“E ndiej veten shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Llapit, sepse që nga dita e parë jam pritur mirë nga klubi dhe bashkëlojtarët. Një rol të rëndësishëm ka pasur trajneri Tahir Batatina, i cili ka pasur besim tek unë dhe më ka dhënë mundësinë”, ka deklaruar Aliu.Mbrojtësi tregon se vendimi për të ardhur në Kosovë ishte një zgjedhje personale, përmes së cilës synonte një ndryshim në karrierën e tij.“Personalisht kam dashur një ndryshim në karrierë. E kam parë që niveli i Superligës së Kosovës është shumë i lartë. Pra, nuk jam penduar, sepse pas gati një viti e gjysmë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me arritjet”, ka thënë ai. “Është ndjenjë shumë e veçantë ta përfaqësosh Kosovën”Aliu ka qenë pjesë e disa grupmoshave të Gjermanisë, por në fund vendosi që në nivelin U21 të përfaqësonte Kosovën. Ai e përshkruan këtë vendim si një zgjedhje të marrë me zemër.“Është një ndjenjë shumë e veçantë. Ka qenë një vendim që e kam marrë me zemër. Shpreso
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.