PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GjermaniaGjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit
2 min čitanja
Gjermania

Gjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një kompani gjermane dhe një ukrainase e sektorit të mbrojtjes kanë testuar një robot tokësor të armatosur për t'u përdorur nga forcat ukrainase; sistemet e para pritet të integrohen dhe të dorëzohen deri në fund të vitit 2026.Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në fillim të tetorit, gjatë vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Kiev, në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.Deri në fund të vitit 2026, mjetet e para robotike të pajisura me modulet e reja të armatimit pritet të jenë gati për t'u vendosur në terren dhe për t'u dorëzuar, në përputhje me nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës, përcjell Telegrafi.Si funksionon sistemi i riAi njihet me emrin GEREON. I ndërtuar nga kompania ARX Robotics, ky mjet pa ekuipazh ofron lëvizshmëri dhe fuqi, si dhe mund të kryejë misione zbulimi përmes kamerave dhe sensorëve.Mjeti mund të pajiset me modulin e armatimit SABER – të prodhuar nga kompania ukrainase ROBONEERS – i cili montohet në pjesën e sipërme dhe ofron mbështetje zjarri me telekomandë, duke shërbyer si për operacione sulmuese, ashtu edhe për ato mbrojtëse. Sipas kompanive, kjo u mundëson ushtarëve ta operojnë sistemin nga një distancë më e sigurt.Versionet pa armatim të GEREON-it tashmë po përdoren në Ukrainë për detyra të ndryshme. Ato mund të transportojnë furnizime, të evakuojnë personelin e plagosur, të mbështesin luftën elektronike, të kryejnë zbulim dhe të kundërveprojnë ndaj dronëve. Por platforma mund të përshtatet gjithashtu për misione luftarake.Kompanitë theksojnë se qëllimi është krijimi i një sistemi robotik fleksibël, i cili mund të përshtatet shpejt për misione të ndryshme në vijën e frontit.Moduli i armatimit SABER është gjithashtu i personalizueshëm, duke u lejuar ushtarëve të montojnë armë të ndryshme në varësi të misionit – nga pushkët e deri te hedhësit e granatave. ARX bën të ditur se GEREON përbën flotën më të madhe të mjeteve tokësore pa ekuipazh, të prodhuara në Perëndim, që përdoren aktualisht në Ukrainë. /Teleg

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një kompani gjermane dhe një ukrainase e sektorit të mbrojtjes kanë testuar një robot tokësor të armatosur për t'u përdorur nga forcat ukrainase; sistemet e para pritet të integrohen dhe të dorëzohen deri në fund të vitit 2026.Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në fillim të tetorit, gjatë vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Kiev, në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.Deri në fund të vitit 2026, mjetet e para robotike të pajisura me modulet e reja të armatimit pritet të jenë gati për t'u vendosur në terren dhe për t'u dorëzuar, në përputhje me nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës, përcjell Telegrafi.Si funksionon sistemi i riAi njihet me emrin GEREON. I ndërtuar nga kompania ARX Robotics, ky mjet pa ekuipazh ofron lëvizshmëri dhe fuqi, si dhe mund të kryejë misione zbulimi përmes kamerave dhe sensorëve.Mjeti mund të pajiset me modulin e armatimit SABER – të prodhuar nga kompania ukrainase ROBONEERS – i cili montohet në pjesën e sipërme dhe ofron mbështetje zjarri me telekomandë, duke shërbyer si për operacione sulmuese, ashtu edhe për ato mbrojtëse. Sipas kompanive, kjo u mundëson ushtarëve ta operojnë sistemin nga një distancë më e sigurt.Versionet pa armatim të GEREON-it tashmë po përdoren në Ukrainë për detyra të ndryshme. Ato mund të transportojnë furnizime, të evakuojnë personelin e plagosur, të mbështesin luftën elektronike, të kryejnë zbulim dhe të kundërveprojnë ndaj dronëve. Por platforma mund të përshtatet gjithashtu për misione luftarake.Kompanitë theksojnë se qëllimi është krijimi i një sistemi robotik fleksibël, i cili mund të përshtatet shpejt për misione të ndryshme në vijën e frontit.Moduli i armatimit SABER është gjithashtu i personalizueshëm, duke u lejuar ushtarëve të montojnë armë të ndryshme në varësi të misionit – nga pushkët e deri te hedhësit e granatave. ARX bën të ditur se GEREON përbën flotën më të madhe të mjeteve tokësore pa ekuipazh, të prodhuara në Perëndim, që përdoren aktualisht në Ukrainë. /Teleg

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…