PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Luan omariVdes në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të drejtësisë shqiptare
2 min čitanja
Luan omari

Vdes në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të drejtësisë shqiptare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës, që ka shprehur ngushëllimet për familjen, kolegët dhe brezat e studentëve që u formuan nën drejtimin e tij.Luan Omari cilësohet si një prej figurave të rëndësishme të mendimit juridik shqiptar dhe një profesor që la gjurmë në formimin e brezave të juristëve.I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Omari kreu studimet e larta për drejtësi në Beograd dhe Sofje, duke ndërtuar më pas një karrierë të gjatë akademike dhe shkencore.Për gati dy dekada, ai drejtoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ku kontribuoi në formimin e shumë brezave të juristëve. Përmes studimeve dhe botimeve të tij, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e së drejtës kushtetuese në Shqipëri.Akademiku Luan Omari ishte gjithashtu anëtar themelues dhe ish-zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, si dhe përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin e Venecias. Për kontributin e tij akademik dhe shkencor, Universiteti i Tiranës e nderoi me titujt “Profesor Emeritus” dhe “Doctor Honoris Causa”.Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej emrave të rëndësishëm të jurisprudencës shqiptare, ndërsa vepra dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë akademike të vendit.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës, që ka shprehur ngushëllimet për familjen, kolegët dhe brezat e studentëve që u formuan nën drejtimin e tij.Luan Omari cilësohet si një prej figurave të rëndësishme të mendimit juridik shqiptar dhe një profesor që la gjurmë në formimin e brezave të juristëve.I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Omari kreu studimet e larta për drejtësi në Beograd dhe Sofje, duke ndërtuar më pas një karrierë të gjatë akademike dhe shkencore.Për gati dy dekada, ai drejtoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ku kontribuoi në formimin e shumë brezave të juristëve. Përmes studimeve dhe botimeve të tij, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e së drejtës kushtetuese në Shqipëri.Akademiku Luan Omari ishte gjithashtu anëtar themelues dhe ish-zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, si dhe përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin e Venecias. Për kontributin e tij akademik dhe shkencor, Universiteti i Tiranës e nderoi me titujt “Profesor Emeritus” dhe “Doctor Honoris Causa”.Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej emrave të rëndësishëm të jurisprudencës shqiptare, ndërsa vepra dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë akademike të vendit.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…