PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Benjamin netanyahuNetanyahu vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, reagon kreu i opozitës izraelite
2 min čitanja
Benjamin netanyahu

Netanyahu vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, reagon kreu i opozitës izraelite

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe partinë e tij Likud se po zhvillojnë një fushatë të organizuar për delegjitimimin e rezultateve zgjedhore, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën.Në një adresim publik, Eisenkot tha se deklaratat e Netanyahut dhe të përfaqësuesve të Likudit ishin përgatitur paraprakisht, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë asnjë përpjekje për të penguar hapjen e parlamentit izraelit, Knesset, dhe betimin e deputetëve sipas planit.“Është e qartë se Likud dhe Netanyahu kanë nisur një fushatë të koordinuar dhe të organizuar për delegjitimimin e rezultateve zgjedhore. Ata po e bëjnë këtë sepse humbën dhe nuk e kanë shumicën”, deklaroi Eisenkot. Partitë arabe i ofrojnë opozitës aleancë për rrëzimin e Netanyahut Ai foli edhe për dyshimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhje, duke bërë të ditur se kishte takuar shefin e shërbimit të sigurisë Shin Bet dhe kreun e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, nga të cilët ishte informuar për situatën.Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka pasur vërtet ndërhyrje. Ai kërkoi që hetimi të përfundojë pa ndikim politik, shkruan timesofisrael.Eisenkot e cilësoi ndërhyrjen e huaj në Izrael si të papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese nëse përfshin një shtet që financon terrorizmin dhe mbështet Hamasin. Ai iu referua Katarit, duke thënë se ky shtet kishte arritur të depërtonte edhe në zyrën e kryeministrit izraelit.“Është thelbësore të hetohet nëse janë përpjekur të ushtrojnë ndikim dhe përmes kujt kanë synuar ta bëjnë këtë”, tha ai.Kreu i Yasharit prezantoi gjithashtu disa nga prioritetet e tij politike, përfshirë një ligj për rekrutimin ushtarak dhe shërbimin e të gjithë qytetarëve izraelitë, krijimin e një komisioni shtetëror hetimor për sulmet e 7 tetorit, reformimin e mekanizmit buxhetor dhe masa për t'u dhënë përparësi atyre që shërbejnë në ushtri. Kush është njeriu që mund ta rrëzojë Netanyahun? Eisenkot tha se për

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe partinë e tij Likud se po zhvillojnë një fushatë të organizuar për delegjitimimin e rezultateve zgjedhore, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën.Në një adresim publik, Eisenkot tha se deklaratat e Netanyahut dhe të përfaqësuesve të Likudit ishin përgatitur paraprakisht, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë asnjë përpjekje për të penguar hapjen e parlamentit izraelit, Knesset, dhe betimin e deputetëve sipas planit.“Është e qartë se Likud dhe Netanyahu kanë nisur një fushatë të koordinuar dhe të organizuar për delegjitimimin e rezultateve zgjedhore. Ata po e bëjnë këtë sepse humbën dhe nuk e kanë shumicën”, deklaroi Eisenkot. Partitë arabe i ofrojnë opozitës aleancë për rrëzimin e Netanyahut Ai foli edhe për dyshimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhje, duke bërë të ditur se kishte takuar shefin e shërbimit të sigurisë Shin Bet dhe kreun e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, nga të cilët ishte informuar për situatën.Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka pasur vërtet ndërhyrje. Ai kërkoi që hetimi të përfundojë pa ndikim politik, shkruan timesofisrael.Eisenkot e cilësoi ndërhyrjen e huaj në Izrael si të papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese nëse përfshin një shtet që financon terrorizmin dhe mbështet Hamasin. Ai iu referua Katarit, duke thënë se ky shtet kishte arritur të depërtonte edhe në zyrën e kryeministrit izraelit.“Është thelbësore të hetohet nëse janë përpjekur të ushtrojnë ndikim dhe përmes kujt kanë synuar ta bëjnë këtë”, tha ai.Kreu i Yasharit prezantoi gjithashtu disa nga prioritetet e tij politike, përfshirë një ligj për rekrutimin ushtarak dhe shërbimin e të gjithë qytetarëve izraelitë, krijimin e një komisioni shtetëror hetimor për sulmet e 7 tetorit, reformimin e mekanizmit buxhetor dhe masa për t'u dhënë përparësi atyre që shërbejnë në ushtri. Kush është njeriu që mund ta rrëzojë Netanyahun? Eisenkot tha se për

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…