Arlinda zekajVrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
2 min čitanja
Arlinda zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar pas denoncimit nga Arlinda Zekaj në ditën kur ndodhi vrasja, janë vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.KALLXO mëson se të dy vëllezërit janë vendosur në pavijone të ndryshme në këtë burg.Arlinda Zekaj u vra me sëpatë natën e 25.10.2026 në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.Ish-kunati i saj, Albert Sylaj, dyshohet se e vrau atë.Sylaj u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë pas krimit makabër. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia dhe u arrestua në Deçan mbrëmjen e 27 tetorit.Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.Edhe Jeton Sylajt, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, iu caktua një muaj paraburgim nën dyshimin për mospërfillje të gjykatës, ndërsa ka aktakuzë edhe për kanosjen e ish-gruas së tij, tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se i dyshuari Albert Sylaj nga hakmarrja e paskrupullt e ka privuar nga jeta ish-kunatën e tij, pasi kjo e fundit e kishte raportuar vëllanë e tij (ish-burrin e saj) për dhunë në familje.Sipas kërkesës së Prokurorisë, pasi e ndjera ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor në Pejë, ku e kishte raportuar dhunën nga ana e ish-bashkëshortit të saj, i pandehuri Albert Sylaj në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait të tij (Jeton Sylajt) nga Policia, në momentin kur viktima kishte hyrë në dhomën e saj të fjetjes i pandehuri e merr sëpatën dhe hyn në dhomën ku ishte viktima.Sipas Prokurorisë, viktima ishte munduar të fshihej pas derës dhe i pandehuri fillon ta godasë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, e për pasojë ajo mbetet e vdekur në vend të ngjarjes.Vrasja, sipas dosjes, kishte ndodhur në prani të djalit të mitur të viktimës, të fëmijëve të mitur të dorasit dhe nënës së dorasit.Në kërkesë, Prokuroria ka listuar edhe rreziqet që mund të hasen nëse i pandehuri lihet në liri.Sipas Prokurorisë i njëjti është arratisur
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.