Afrim gashi'Le të fitojë më i miri", Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë
2 min čitanja
Afrim gashi
'Le të fitojë më i miri", Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me zgjedhjet në Bërvenicë, duke kundërshtuar cilësimin e dëshirës për fitore të një kandidati shqiptar si “provincializëm”. Nga LSH-ja vlerësojnë se deklarata e Gashit është e papërshtatshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të mobilizohen për zgjedhjet e së dielës.Njoftimi i plotë i Lidhjes Shqiptare:Kauza Kombëtare nuk është provincializëm, por Afrim Gashi është vasal që mohon edhe identitetin e vetë.Sot dëgjuam deklaratën më skandaloze, më të turpshme dhe më poshtëruese të një funksionari shqiptar, i cili rri ulur në një kolltuk që u fitua me shumë sakrificë e gjak të derdhur.Afrim Gashi sot e quajti provincializëm dëshirën e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë, duke shtuar se ai uron “të fitojë më i miri” dhe lutet që të përfundojnë ndarjet në baza etnike.Afrim Gashit, i cili i ra pishman edhe për atdheun e tij, mohoi gjuhën shqipe. Nuk i pengon nacionalizmi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, festa e tyre për “fitoren maqedonase” në Kërçovë e Bërvenicë në zgjedhjet e kaluara, por i pengon vetëm dëshira e shqiptarëve për fitore aty ku janë shumicë dhe meritojnë fitore.Lidhja Shqiptare dënon ashpër këtë retorikë të Gashit dhe koalicionit ku ai bën pjesë dhe fton shqiptarët e Bërvenicës që t’i japin përgjigjen e duhur atij dhe Mickoskit të dielën.Përkatësia kombëtare dhe e drejta e shqiptarëve për të qeverisur me Bërvenicën është e drejtë hyjnore, njerëzore dhe demokratike, sepse shqiptarët aty janë shumicë.Motra e vëllezër, mobilizohuni masivisht, lini dallimet politike e lojërat e vasalëve, sepse të dielën duhet të fitojë kandidati shqiptar dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Bërvenicës.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.