PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madridKonfirmohet edhe nga Marca: Trent Alexander-Arnold kërkohet nga disa klube angleze, por jo prej Liverpoolit
2 min čitanja
Real madrid

Konfirmohet edhe nga Marca: Trent Alexander-Arnold kërkohet nga disa klube angleze, por jo prej Liverpoolit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të mëdha të Ligës Premier po e monitorojnë situatën e mbrojtësit anglez, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas mediumit spanjoll Marca, 28-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë në kryeqytetin spanjoll, ku nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.Alexander-Arnold ka mbetur prapa Denzel Dumfries dhe Federico Valverdes në hierarkinë e skuadrës për pozitën e krahut të djathtë, duke bërë që minutat e tij në fushë të jenë të kufizuara.Kjo situatë ka nxitur spekulime për pakënaqësinë e reprezentuesit anglez, i cili, sipas raportimeve, nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij në “Santiago Bernabeu”. Interesimi nga klubet angleze mund t’i hapë një mundësi për rikthim në Ligën Premier, por një ribashkim me ish-klubin e tij, Liverpoolin, për momentin nuk duket i mundshëm.Sipas raportimit, Liverpooli nuk është i interesuar ta rikthejë futbollistin që për shumë vite ishte një prej figurave kryesore të skuadrës.Pavarësisht këtyre spekulimeve, Alexander-Arnold mbetet i përqendruar te Real Madridi dhe synon të bindë Mourinhon përmes paraqitjeve në stërvitje, në mënyrë që të fitojë një vend të rregullt në formacionin startues.Afati kalimtar i janarit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e mbrojtësit, nëse minutat e tij vazhdojnë të jenë të kufizuara dhe interesimi nga klubet e Ligës Premier konkretizohet./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të mëdha të Ligës Premier po e monitorojnë situatën e mbrojtësit anglez, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas mediumit spanjoll Marca, 28-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë në kryeqytetin spanjoll, ku nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.Alexander-Arnold ka mbetur prapa Denzel Dumfries dhe Federico Valverdes në hierarkinë e skuadrës për pozitën e krahut të djathtë, duke bërë që minutat e tij në fushë të jenë të kufizuara.Kjo situatë ka nxitur spekulime për pakënaqësinë e reprezentuesit anglez, i cili, sipas raportimeve, nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij në “Santiago Bernabeu”. Interesimi nga klubet angleze mund t’i hapë një mundësi për rikthim në Ligën Premier, por një ribashkim me ish-klubin e tij, Liverpoolin, për momentin nuk duket i mundshëm.Sipas raportimit, Liverpooli nuk është i interesuar ta rikthejë futbollistin që për shumë vite ishte një prej figurave kryesore të skuadrës.Pavarësisht këtyre spekulimeve, Alexander-Arnold mbetet i përqendruar te Real Madridi dhe synon të bindë Mourinhon përmes paraqitjeve në stërvitje, në mënyrë që të fitojë një vend të rregullt në formacionin startues.Afati kalimtar i janarit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e mbrojtësit, nëse minutat e tij vazhdojnë të jenë të kufizuara dhe interesimi nga klubet e Ligës Premier konkretizohet./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…