VijestiSteroidet, trajnerët e shumtë të fitnesit dhe dallimet mes Kosovës dhe Finlandës në ushtrime, trajneri Shkëlzen Bucolli flet nga shteti skandinav
2 min čitanja
Vijesti
Steroidet, trajnerët e shumtë të fitnesit dhe dallimet mes Kosovës dhe Finlandës në ushtrime, trajneri Shkëlzen Bucolli flet nga shteti skandinav
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shkelzen Bucolli jeton prej 21 vitesh në Finlandë dhe ka pothuajse një jetë të tërë që merret me sport, nga karateja dhe boksi deri te fitnesi.Me rrip të zi në karate, rreth 20 vjet përvojë në stërvitje dhe përgatitje profesionale në këtë fushë, ai sjell një këndvështrim të veçantë mbi kulturën e fitnesit, dallimet mes Kosovës dhe Finlandës dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët që ushtrojnë në palestër.Në një intervistë për Telegrafin, trajneri, i njohur në rrjetet sociale si Xen Bucolli, flet për edhe keqinformimin rreth steroideve dhe pritshmëritë jorealiste për rezultate të shpejta, veçanërisht te të rinjtë që ndikohen nga fiziku i personave në rrjetet sociale. Ai thekson se shumë prej tyre mendojnë për përdorimin e substancave për rritjen e masës muskulore pa i zotëruar ende bazat e stërvitjes, ushqimit dhe gjumit, duke rrezikuar shëndetin për një rezultat që synojnë ta arrijnë brenda një kohe të shkurtër.Në këtë intervistë për Telegrafin, Shkelzen Bucolli ndan përvojën e tij shumëvjeçare dhe mesazhin për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një stil jetese më të shëndetshëm, pa rënë pre e premtimeve për transformime të shpejta dhe rrugëve të shkurtra drejt rezultateve.Intervista e plotë:Telegrafi: Shkelzen, fillimisht, na trego pak për veten tënde. Sa vite ke që jeton në Finlandë dhe sa vite merresh me sport dhe fitnes? Shkelzen Bucolli: Në Finlandë jetoj qe 21 vjet, kurse me sport merrem pothuajse gjatë gjithë jetës. Kam ushtruar lloje të ndryshme sportesh, nga karateja dhe boksi deri te fitnesi. E kam rripin e zi në karate dhe rreth 20 vjet përvojë në stërvitje. Në vitin 2013 e kam përfunduar shkollën në FAF Fitnes Academy, kështu që, përveç përvojës praktike, kam edhe përgatitje profesionale në këtë fushë.Tani jam duke punuar edhe në një faqe timen, ku njerëzit do të kenë qasje në programe të ushtrimeve, ushqimit, suplementeve dhe këshillave të tjera që lidhen me fitnesin. Për mua, fitnesi është baza e çdo sporti, sepse të ndihmon si fizikisht, ashtu edh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.