DanimarkaDanimarka rishikon trajnimet e gardianëve kosovarë pas dyshimeve për dhunë
2 min čitanja
Danimarka
Danimarka rishikon trajnimet e gardianëve kosovarë pas dyshimeve për dhunë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Danimarka paralajmëron rishikimin e programit të trajnimit për gardianët kosovarë, pas dyshimeve se dy prej tyre kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në Kopenhagë.Gardianët nga Kosova trajnohen në Danimarkë në kuadër të marrëveshjes mes dy shteteve, e cila parasheh transferimin e deri 300 të burgosurve nga burgjet daneze në institucionin korrektues të Gjilanit.Incidenti ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si do të parandalohet dhe hetohet keqtrajtimi në burgun e Gjilanit, ku përgjegjësitë do të ndahen mes Kosovës dhe Danimarkës.Shërbimi Korrektues i Danimarkës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur më 5 tetor, në burgun Vestre në Kopenhagë, dhe se rasti i është referuar policisë daneze.“Ky institucion nuk komenton raste individuale, por akuzat për dhunë ndaj të burgosurve janë serioze dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim.Sipas agjencisë daneze të lajmeve Ritzau, dy gardianët kosovarë, të moshave 24 dhe 29 vjeç, dyshohen se kanë goditur me grushte një të burgosur brenda qelisë së tij.Njëri dyshohet se e ka shtyrë të burgosurin mbi shtrat dhe e ka goditur një herë në fytyrë, ndërsa tjetri disa herë në fytyrë dhe trup.Të dy i kanë mohuar akuzat.Ata u arrestuan më 6 tetor, por gjykatat daneze refuzuan kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e tyre, duke vlerësuar se nuk ekzistonte rrezik i konsiderueshëm arratisjeje.Vendimi u la në fuqi më 9 tetor nga Gjykata e Lartë e Danimarkës Lindore.Hetimet për rastin vazhdojnë dhe nuk ka një vendim përfundimtar gjyqësor.Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) i tha REL-it se nuk mund të japë informacione, pasi rasti është nën hetim.Nuk dihet nëse dy zyrtarët janë pezulluar nga detyra, nëse vazhdojnë të qëndrojnë në Danimarkë apo nëse ndaj tyre janë ndërmarrë masa disiplinore.Çfarë do të ndryshojë në trajnim?Në përgjigjen për REL-in, Shërbimi Korrektues i Danimarkës tha se do të rivlerësojë përgatitjen profesionale të gardianëve kosovarë.“Tani do ta rishikojmë programin e
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.