Kim Kardashian dyshohet se u kërcënua sërish me armë në kokë gjatë një udhëtimi në Ugandë në vitin 2018, vetëm dy vjet pasi ishte plaçkitur nën kërcënimin e armës në Paris, në tetor të vitit 2016.Sipas biografit të saj, Jonathan Van Meter, ylli i famshëm dhe sipërmarrësja, tashmë 46-vjeçare, u përball me një tjetër incident të frikshëm në tetor të vitit 2018, gjatë një udhëtimi në Ugandë me bashkëshortin e atëhershëm, Kanye West.Gazetari e publikoi të martën librin e tij, Citizen Kim: The Woman Who Created the Future, ku rrëfen edhe detaje nga udhëtimi i Kardashian dhe West, tashmë 49 vjeç, në Afrikë, në një periudhë kur, sipas tij, marrëdhënia e çiftit kishte arritur në një pikë pa kthim.Në librin e tij, Van Meter shkruan se Farnaz Farjam, producente ekzekutive e emisionit Keeping Up with the Kardashians, i kishte treguar se gjatë udhëtimit në Afrikë, në vitin 2018, kishte kuptuar për herë të parë se sa të rënda ishin bërë problemet mes çiftit. “Po xhironin në një vend të izoluar në Ugandë, kur Kanye u bë paranojak dhe i shqetësuar”, shkruan Van Meter, duke cituar Farjamin.Sipas rrëfimit të saj, situata u përshkallëzua kur West arriti t’i bindte policët vendas se kishte persona që po përpiqeshin ta drogonin. Si pasojë, policët ndërhynë të armatosur dhe kontrolluan dhomat e të gjithë personave të pranishëm.“Ai, në thelb, arriti t’i bindte policët vendas se kishte njerëz që po përpiqeshin ta drogonin. Kështu, ata erdhën me armë të nxjerra dhe kontrolluan dhomat e të gjithëve”, citohet të ketë thënë Farjam. Biografi vazhdon rrëfimin duke pretenduar se, në një moment gjatë incidentit, njëri prej policëve ia kishte drejtuar armën në kokë Kim Kardashian. Farjam e përshkroi situatën si një përvojë jashtëzakonisht të tensionuar.E shqetësuar për sigurinë e saj dhe të ekipit, producentja televizive vendosi të largohej nga vendi.“Më në fund, m’u desh të siguroja një avion privat për ta nxjerrë ekipin tim prej andej”, i tha ajo Van Meterit.Pavarësisht kaosit dhe frikës që shka
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
