Majlinda kelmendiDhjetë vjet pas triumfit olimpik, Majlinda Kelmendi i bashkohet Instagramit dhe tregon arsyet e vendimit
2 min čitanja
Majlinda kelmendi
Dhjetë vjet pas triumfit olimpik, Majlinda Kelmendi i bashkohet Instagramit dhe tregon arsyet e vendimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dhjetë vjet pasi shkroi historinë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi ka vendosur t’i bashkohet rrjetit social Instagram, duke hapur llogarinë e saj zyrtare.Kampionia olimpike nga Kosova, e cila fitoi medaljen e artë në Rio de Janeiro në vitin 2016, për shumë vite ka qëndruar larg mediave sociale, duke preferuar që rezultatet dhe puna e saj të flasin vetë. Tashmë, ajo ka vendosur të eksplorojë një mënyrë të re komunikimi me publikun.Në një intervistë për Unionin Evropian të Xhudos (EJU), Kelmendi ka folur për raportin e saj me mediat, arsyet që e shtynë të hapte llogari zyrtare në rrjetet sociale, si dhe për përparësitë dhe sfidat që mund të sjellë ky vendim. telegrafi.com EJU: Si ndiheni për median në përgjithësi?Majlinda Kelmendi: Gjithmonë kam besuar se media luan një rol të rëndësishëm në sport. Ajo i ndihmon njerëzit të ndjekin rrugëtimin e sportistëve, feston arritjet dhe frymëzon gjeneratën e ardhshme. Në të njëjtën kohë, gjithmonë kam preferuar të përqendrohem në punën time dhe jo në mediat sociale, duke i lënë rezultatet e mia të flasin vetë, në vend që të kërkoj vëmendje.EJU: Pse tani?Majlinda Kelmendi: Të them të drejtën, nuk ka ndonjë arsye specifike. Mendoj se thjesht ka ardhur koha e duhur. Për shumë vite kam qëndruar larg mediave sociale, por tani jam kurioze ta përjetoj vetë dhe të shoh se ku do të më çojë. telegrafi.com EJU: Çfarë ju shtyu të merrnit vendimin për të hapur llogaritë tuaja zyrtare?Majlinda Kelmendi: Kurioziteti, më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk kam pasur kurrë një prani zyrtare në mediat sociale dhe mendova se do të ishte interesante të krijoja një të tillë. Gjithashtu, kam një ekip profesional që do t’i menaxhojë platformat, kështu që ndihem rehat duke e ndërmarrë këtë hap.EJU: Si e vlerësoni vendimin tuaj? Cilat janë përparësitë dhe mangësitë?Majlinda Kelmendi: Jam e emocionuar, por sinqerisht nuk e di saktësisht se çfarë të pres. Është diçka krejtësisht e re për mua. Ana pozitive është se do të kem mundësinë të lidhem
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.