PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajProtesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër para orës 09:00, protestuesit paralajmërojnë tubim para Qeverisë
2 min čitanja
Arlinda zekaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër para orës 09:00, protestuesit paralajmërojnë tubim para Qeverisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi nga institucionet e Kosovës, kanë paralajmëruar një tjetër tubim për nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës.Ndryshe nga dy ditët e fundit, kur protestat kanë nisur në orën 16:00, tubimi i së premtes do të mbahet para orës 09:00 të mëngjesit.Ky ndryshim i orarit vjen pasi protestuesit janë njoftuar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë për media në orët e mëngjesit.Njoftimin për konferencën e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka deklaruar se tashmë ka pranuar raportet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Aktivistja Liridona Sijarina, në emër të protestuesve, ka kërkuar që konferenca e dy ministrave të mbahet jashtë objektit të Qeverisë, në mënyrë që protestuesit të mund të marrin pjesë.“...A po e vendosim që me ia lypë Qeverisë që konferencën me majt jashtë ose na hyjmë brenda. Nesër para 9-ve takohemi qitu, s’kemi me u dorëzu, s’kemi me u zmbraps pa i marrë përgjigjet definitive dhe pa i pa kërkesat tona të adresume...”, ka deklaruar Sijarina para protestuesve.Protestat kanë nisur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ndërsa protestuesit po kërkojnë llogaridhënie dhe masa ndaj zyrtarëve që, sipas tyre, kanë dështuar në trajtimin e rastit të saj.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi nga institucionet e Kosovës, kanë paralajmëruar një tjetër tubim për nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës.Ndryshe nga dy ditët e fundit, kur protestat kanë nisur në orën 16:00, tubimi i së premtes do të mbahet para orës 09:00 të mëngjesit.Ky ndryshim i orarit vjen pasi protestuesit janë njoftuar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë për media në orët e mëngjesit.Njoftimin për konferencën e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka deklaruar se tashmë ka pranuar raportet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Aktivistja Liridona Sijarina, në emër të protestuesve, ka kërkuar që konferenca e dy ministrave të mbahet jashtë objektit të Qeverisë, në mënyrë që protestuesit të mund të marrin pjesë.“...A po e vendosim që me ia lypë Qeverisë që konferencën me majt jashtë ose na hyjmë brenda. Nesër para 9-ve takohemi qitu, s’kemi me u dorëzu, s’kemi me u zmbraps pa i marrë përgjigjet definitive dhe pa i pa kërkesat tona të adresume...”, ka deklaruar Sijarina para protestuesve.Protestat kanë nisur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ndërsa protestuesit po kërkojnë llogaridhënie dhe masa ndaj zyrtarëve që, sipas tyre, kanë dështuar në trajtimin e rastit të saj.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…