PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Frenkie de jongHansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”
2 min čitanja
Frenkie de jong

Hansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për vazhdimin e karrierës së mesfushorit holandez në “Camp Nou”.Sipas gazetës spanjolle Diario SPORT, trajneri Hansi Flick vazhdon t’i vlerësojë cilësitë e De Jongut, por Barcelona ka plane të tjera për organizimin e mesfushës dhe nuk e konsideron më holandezin si zgjedhjen e parë të padiskutueshme.Klubi katalunas dëshiron ta ndërtojë mesfushën rreth Rodrit, i cili iu bashkua skuadrës gjatë verës nga Manchester City, dhe Pedrit. Në të njëjtën kohë, drejtuesit synojnë t’u japin më shumë hapësirë edhe talenteve të akademisë, Marc Bernal dhe Gavi.Raporti thekson se marrëdhëniet rreth mënyrës konservatore të trajtimit të lëndimit të gjurit nga De Jong kishin krijuar tensione në të kaluarën. Kjo situatë raportohet se kishte ndikuar edhe në vendimin e Barcelonës për ta siguruar transferimin e Rodrit. Ndërkohë, Flick ka eksperimentuar edhe me De Jongun në pozitën e qendërmbrojtësit gjatë seancave stërvitore, në përpjekje për t’i mbuluar mungesat në repartin defensiv dhe për të pasur më shumë alternativa taktike.Dy muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e holandezit. Nëse ai vazhdon të ketë rol dytësor dhe të qëndrojë në bankën rezervë, një largim nga Barcelona mund të bëhet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.Për momentin, nuk bëhet fjalë për një largim të konfirmuar, por raportimet sugjerojnë se pozita e De Jongut në planet afatgjata të Barcelonës nuk është më e sigurt./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për vazhdimin e karrierës së mesfushorit holandez në “Camp Nou”.Sipas gazetës spanjolle Diario SPORT, trajneri Hansi Flick vazhdon t’i vlerësojë cilësitë e De Jongut, por Barcelona ka plane të tjera për organizimin e mesfushës dhe nuk e konsideron më holandezin si zgjedhjen e parë të padiskutueshme.Klubi katalunas dëshiron ta ndërtojë mesfushën rreth Rodrit, i cili iu bashkua skuadrës gjatë verës nga Manchester City, dhe Pedrit. Në të njëjtën kohë, drejtuesit synojnë t’u japin më shumë hapësirë edhe talenteve të akademisë, Marc Bernal dhe Gavi.Raporti thekson se marrëdhëniet rreth mënyrës konservatore të trajtimit të lëndimit të gjurit nga De Jong kishin krijuar tensione në të kaluarën. Kjo situatë raportohet se kishte ndikuar edhe në vendimin e Barcelonës për ta siguruar transferimin e Rodrit. Ndërkohë, Flick ka eksperimentuar edhe me De Jongun në pozitën e qendërmbrojtësit gjatë seancave stërvitore, në përpjekje për t’i mbuluar mungesat në repartin defensiv dhe për të pasur më shumë alternativa taktike.Dy muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e holandezit. Nëse ai vazhdon të ketë rol dytësor dhe të qëndrojë në bankën rezervë, një largim nga Barcelona mund të bëhet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.Për momentin, nuk bëhet fjalë për një largim të konfirmuar, por raportimet sugjerojnë se pozita e De Jongut në planet afatgjata të Barcelonës nuk është më e sigurt./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…