Shfletuesi i internetit Google Chrome do të marrë një përditësim të ri që do të përmirësojë funksionin e plotësimit automatik të formularëve përmes inteligjencës artificiale (AI).Kompania Google ka njoftuar se Chrome do të pajiset me një version më të avancuar të këtij funksioni, i cili do t’u ndihmojë përdoruesve të plotësojnë formularët në internet duke përdorur të dhënat e nxjerra nga llogaritë e tyre në Gmail. Kjo do të thotë se shfletuesi mund të sugjerojë informacione të nevojshme, si numrin e konfirmimit të fluturimit, numrin e anëtarësimit, të dhënat për përcjelljen e dërgesave, numrin e porosisë, adresën, numrin e telefonit apo të dhënat e kartelës së kreditit, duke i gjetur ato në mesazhet elektronike të përdoruesit.Përditësimi është një zgjerim i funksionit Personal Intelligence të Google, i cili u mundëson përdoruesve të lidhin aplikacionet e tyre me asistentin e inteligjencës artificiale Gemini, për të gjetur informacione të caktuara dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve më komplekse.Edhe pse mund të duket si një ndryshim i vogël, ky funksion mund ta bëjë përdorimin e Chrome më të lehtë dhe më praktik. Në vend që të kalojnë nga një skedë në tjetrën për të kërkuar numrin e një porosie apo detajet e një rezervimi, përdoruesit do të mund t’i marrin këto informacione drejtpërdrejt gjatë plotësimit të formularëve.Funksioni i ri i ngjan një mundësie të njohur të pajisjeve Apple, të cilat identifikojnë automatikisht kodet e verifikimit të dërguara me SMS dhe i shfaqin mbi tastierë, në mënyrë që përdoruesit t’i fusin me një prekje.Sa i përket privatësisë, Google thekson se të dhënat e ndjeshme janë të enkriptuara. Përdoruesit do të mund të vendosin vetë në cilësimet e Chrome nëse dëshirojnë ta aktivizojnë këtë funksion të avancuar.Funksioni ka nisur të shpërndahet gradualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kompjuterë dhe në pajisjet me sistemet operative iOS dhe Android. Ai është i disponueshëm për përdoruesit e Gemini në Chrome që e kanë aktivizuar edhe fun
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.