Banka botëroreBanka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë
2 min čitanja
Banka botërore
Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova mund të mobilizojë deri në 1.5 miliardë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 87 mijë vende të reja pune gjatë pesë deri në dhjetë vjetëve të ardhshëm, nëse ndërmerren reforma të synuara në tri fusha të ekonomisë. Kështu thuhet në një raport të ri të Grupit të Bankës Botërore, i cili vlerëson potencialin e sektorit privat në Kosovë dhe identifikon pengesat që vazhdojnë të kufizojnë investimet dhe krijimin e vendeve të punës me paga më të larta.Sipas raportit, prodhimi i energjisë diellore dhe asaj me erë, shërbimet e biznesit dhe prodhimi i komponentëve për ndërtim janë tri fushat me potencialin më të madh për të tërhequr investime private dhe për të nxitur rritjen ekonomike.Banka Botërore vlerëson se Kosova ka përparësi të rëndësishme për investitorët privatë, por barrierat rregullatore dhe pengesat në funksionimin e tregut vazhdojnë të kufizojnë shfrytëzimin e këtij potenciali.“Për të krijuar vende pune, për të gjeneruar të ardhura vendore dhe për të nxitur rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, Kosova duhet të shfrytëzojë mundësitë e pashfrytëzuara për investime private dhe të heqë barrierat për to”, ka deklaruar Carole Megevand, menaxhere e Grupit të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.Ajo ka theksuar se raporti synon të ndihmojë Kosovën t’u japë përparësi reformave që mund të kenë ndikimin më të madh në zhvillimin e sektorit privat.Energjia e ripërtëritshme, potencial për 1 miliard dollarë investimeNjë nga fushat kryesore të identifikuara në raport është prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme. Kosova synon që deri në vitin 2031, burimet e ripërtëritshme të përbëjnë 63 për qind të kapacitetit të instaluar për prodhimin e energjisë elektrike, krahasuar me 23 për qind në vitin 2024.Për arritjen e këtij objektivi, Banka Botërore vlerëson se nevojitet më shumë siguri për investitorët, veçanërisht sa i përket blerjes së energjisë elektrike që ata prodhojnë.Ndër masat e rekomanduara janë përcaktimi i një kal
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.