PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bosnja dhe hercegovinaRrëzohet helikopteri i EUFOR-it në Bosnje, raportohet për viktima
1 min čitanja
Bosnja dhe hercegovina

Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it në Bosnje, raportohet për viktima

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një helikopter ushtarak i misionit të EUFOR-it është rrëzuar në fshatin Gorice, pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë.Sipas raportimeve fillestare, helikopteri është shkatërruar plotësisht nga rrëzimi, ndërsa jozyrtarisht raportohet se tre persona kanë humbur jetën. Nga EUFOR-i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos, shkruan klix. Misioni evropian bëri të ditur se nga aksidenti nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjetet, si dhe nuk ka civilë të lënduar.“EUFOR-i po zhvillon një hetim të plotë dhe të hollësishëm për incidentin dhe do të publikojë më shumë informacione kur të konstatohen faktet dhe kur të jetë e përshtatshme”, thuhet në njoftimin e misionit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia e Distriktit të Brçkos, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë siguruar zonën.EUFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin përhapjen e informacioneve të paverifikuara dhe të ndjekin vetëm kanalet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një helikopter ushtarak i misionit të EUFOR-it është rrëzuar në fshatin Gorice, pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë.Sipas raportimeve fillestare, helikopteri është shkatërruar plotësisht nga rrëzimi, ndërsa jozyrtarisht raportohet se tre persona kanë humbur jetën. Nga EUFOR-i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos, shkruan klix. Misioni evropian bëri të ditur se nga aksidenti nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjetet, si dhe nuk ka civilë të lënduar.“EUFOR-i po zhvillon një hetim të plotë dhe të hollësishëm për incidentin dhe do të publikojë më shumë informacione kur të konstatohen faktet dhe kur të jetë e përshtatshme”, thuhet në njoftimin e misionit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia e Distriktit të Brçkos, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë siguruar zonën.EUFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin përhapjen e informacioneve të paverifikuara dhe të ndjekin vetëm kanalet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…