PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ArsenalArsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro
2 min čitanja
Arsenal

Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për talentin brazilian Eduardo Pape, ndërsa edhe Bayern Munich po e përcjell nga afër zhvillimin e mesfushorit 17-vjeçar të Cruzeiros.Sipas gazetarit të ESPN Brasil, Felipe Silva, klubet evropiane kanë nisur ta monitorojnë nga afër brazilianin, i cili konsiderohet si një prej talenteve premtues për të ardhmen.Pape ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Cruzeiros, por ka lënë përshtypje të mira me skuadrën U20. Gjatë vitit të kaluar, ai regjistroi tre gola dhe tri asistime në 32 paraqitje.Mesfushori ka përfaqësuar gjithashtu Brazilin në kategoritë e reja të kombëtares, duke shtuar interesimin për shërbimet e tij. Cruzeiro ka siguruar shërbimet e talentit deri në dhjetor të vitit 2029, ndërsa kontrata e tij raportohet se përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh për klubet e huaja.Megjithatë, presidenti i klubit Azuriz, Nelson Ramos, pret që një transferim i mundshëm të realizohet për një shumë prej 20 deri në 25 milionë eurosh.Ndërkohë, drejtori i akademisë së Cruzeiros, Adilson Batista, e ka krahasuar stilin e lojës së Papes me atë të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, dhe ish-sulmuesit kolumbian Radamel Falcao.Arsenali dhe Newcastle po vazhdojnë ta përcjellin progresin e tij, por transferimi në Angli nuk mund të realizohet deri në verën e ardhshme, për shkak të kufizimeve që lidhen me transferimin e lojtarëve të mitur./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për talentin brazilian Eduardo Pape, ndërsa edhe Bayern Munich po e përcjell nga afër zhvillimin e mesfushorit 17-vjeçar të Cruzeiros.Sipas gazetarit të ESPN Brasil, Felipe Silva, klubet evropiane kanë nisur ta monitorojnë nga afër brazilianin, i cili konsiderohet si një prej talenteve premtues për të ardhmen.Pape ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Cruzeiros, por ka lënë përshtypje të mira me skuadrën U20. Gjatë vitit të kaluar, ai regjistroi tre gola dhe tri asistime në 32 paraqitje.Mesfushori ka përfaqësuar gjithashtu Brazilin në kategoritë e reja të kombëtares, duke shtuar interesimin për shërbimet e tij. Cruzeiro ka siguruar shërbimet e talentit deri në dhjetor të vitit 2029, ndërsa kontrata e tij raportohet se përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh për klubet e huaja.Megjithatë, presidenti i klubit Azuriz, Nelson Ramos, pret që një transferim i mundshëm të realizohet për një shumë prej 20 deri në 25 milionë eurosh.Ndërkohë, drejtori i akademisë së Cruzeiros, Adilson Batista, e ka krahasuar stilin e lojës së Papes me atë të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, dhe ish-sulmuesit kolumbian Radamel Falcao.Arsenali dhe Newcastle po vazhdojnë ta përcjellin progresin e tij, por transferimi në Angli nuk mund të realizohet deri në verën e ardhshme, për shkak të kufizimeve që lidhen me transferimin e lojtarëve të mitur./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…