Ushtria amerikaneShefi i mbrojtjes së SHBA-së, Hegseth, largon nga Pentagoni një strateg të lartë ushtarak
2 min čitanja
Ushtria amerikane
Shefi i mbrojtjes së SHBA-së, Hegseth, largon nga Pentagoni një strateg të lartë ushtarak
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka larguar nga detyra e tij në Shtabin e Përbashkët (Joint Staff) gjenerallejtënantin e Ushtrisë, Brett Sylvia, një strateg të lartë ushtarak në Pentagon, raportoi të mërkurën gazeta "The Hill".Hegseth e shkarkoi Sylvian – i cili drejtonte Drejtorinë për Strategji, Plane dhe Politika të Shtabit të Përbashkët, e njohur si "J-5" – gjatë kësaj jave, njoftoi media në fjalë, duke cituar dy zyrtarë amerikanë të njohur me çështjen, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi çështjet e personelit, shkruajnë media të ndryshme, përcjell Telegrafi.Arsyeja e largimit të Sylvia nuk u bë menjëherë e qartë."Kryetari (i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine), Shtabi i Përbashkët dhe Forca e Përbashkët shprehin mirënjohjen e tyre më të thellë për gjenerallejtënant Brett Sylvia-n dhe familjen e tij, për 32 vitet e shërbimit të shquar ndaj kombit tonë", tha për "The Hill" një zëdhënës i Shtabit të Përbashkët."Ne i urojmë atij dhe familjes së tij më të mirat, ndërsa ata nisin rrugëtimin drejt mundësive të reja dhe kapitujve të ardhshëm të jetës së tyre".Sipas "The Hill", nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë atë.Largimi i Sylvias ndodh në një kohë kur vëmendja është përqendruar më shumë te planifikimi ushtarak amerikan në lidhje me Iranin.Mediat vendase kanë raportuar më herët se Komanda Qendrore e SHBA-së kishte hartuar plane për sulme të mundshme ndaj Iranit, të cilat mund të kryhen pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, nëse merret autorizimi nga Shtëpia e Bardhë.Largimi i Sylvia shënon një tjetër ndryshim në nivelet e larta të personelit ushtarak nën drejtimin e Hegseth-it, i cili mori detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes në janar të vitit 2025. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.