Policia e kosovësKy është zinxhiri i të suspenduarve nga IPK-ja për rastin e Arlinda Zekajt, në mesin e tyre edhe Faruk Muqolli
2 min čitanja
Policia e kosovës
Ky është zinxhiri i të suspenduarve nga IPK-ja për rastin e Arlinda Zekajt, në mesin e tyre edhe Faruk Muqolli
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në lidhje me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2025 në Vitomiricë të Pejës. Në mesin e zyrtarëve të suspenduar janë drejtori rajonal i Policisë, Agron Hasanaj, shefi i Hetimeve Rajonale, majori Ndue Nikolla, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Pejë, kapiteni Faik Jahmurataj.Lista e zyrtarëve të suspenduar përfshin edhe Dervish Hasanajn, zëvendëskomandant në Stacionin Policor në Pejë, shefin e Operativës në këtë stacion, komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë, Sami Lekajn, si dhe shefin e Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, Faruk Muqolli.Përveç tyre, janë suspenduar edhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje në Stacionin Policor në Pejë. Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj, sipas raportimeve për rastin. Para vrasjes, ajo kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente dhe kishte shprehur shqetësime për sigurinë e saj.Rasti lidhej edhe me përpjekjet e saj për kujdestarinë e djalit, ndërsa kërkesat për mbrojtje kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet përgjegjëse i trajtojnë rastet kur qytetarët raportojnë se janë të rrezikuar.Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta qytetare dhe institucionale, me kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave, hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme të zyrtarëve përgjegjës, si dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme./Telegrafi.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.