PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Beatrix ramosajDeklaratat e Drenusha Latifit për fëmijët, Beatrix Ramosaj i reagon publikisht
2 min čitanja
Beatrix ramosaj

Deklaratat e Drenusha Latifit për fëmijët, Beatrix Ramosaj i reagon publikisht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht në mbështetje të Drenusha Latifit, pas deklaratave të kësaj të fundit për sfidat ligjore me të cilat po përballet prej vitesh lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.Reagimi i Beatrix vjen në një kohë kur rasti tragjik i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave dhe thirrjet për mbrojtje më të madhe nga institucionet përgjegjëse.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drenusha ka treguar se tashmë tre vjet po përballet me procese gjyqësore, teksa pret që kujdestaria e fëmijëve t’i besohet zyrtarisht asaj, ndonëse, siç ka deklaruar, është ajo që kujdeset e vetme për ta. Foto: Screenshot/InstagramFjalët e saj kanë prekur Beatrixin, e cila nuk ka qëndruar indiferente ndaj situatës. Këngëtarja ka shprehur dhimbjen për atë që Drenusha po kalon, duke theksuar se është e rëndë që një grua, pas gjithë përvojave të vështira që ka përjetuar, duhet të vazhdojë të luftojë për qetësinë dhe sigurinë e saj dhe të fëmijëve.Beatrix ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të detyrohet ta dëshmojë vazhdimisht dhimbjen e saj vetëm që të merret seriozisht. Sipas saj, Drenusha meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe të arrijë më në fund të ndihet e sigurt.Në reagimin e saj, artistja ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe institucionet, duke kërkuar që gratë të mbrohen para se të jetë tepër vonë. Foto: Screenshot/Instagram“Mbrojini gratë tona sa janë ende gjallë. Mos prisni që thirrjet e tyre për ndihmë të shndërrohen në fjalë që i lexojmë gjatë zisë”, ka shkruar Ramosaj.Ky mesazh i saj i bashkohet reagimeve publike që kërkojnë më shumë vëmendje ndaj rasteve të dhunës ndaj grave, trajtim serioz të thirrjeve për ndihmë dhe mbrojtje efektive për ato që përballen me situata të tilla. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht në mbështetje të Drenusha Latifit, pas deklaratave të kësaj të fundit për sfidat ligjore me të cilat po përballet prej vitesh lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.Reagimi i Beatrix vjen në një kohë kur rasti tragjik i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave dhe thirrjet për mbrojtje më të madhe nga institucionet përgjegjëse.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drenusha ka treguar se tashmë tre vjet po përballet me procese gjyqësore, teksa pret që kujdestaria e fëmijëve t’i besohet zyrtarisht asaj, ndonëse, siç ka deklaruar, është ajo që kujdeset e vetme për ta. Foto: Screenshot/InstagramFjalët e saj kanë prekur Beatrixin, e cila nuk ka qëndruar indiferente ndaj situatës. Këngëtarja ka shprehur dhimbjen për atë që Drenusha po kalon, duke theksuar se është e rëndë që një grua, pas gjithë përvojave të vështira që ka përjetuar, duhet të vazhdojë të luftojë për qetësinë dhe sigurinë e saj dhe të fëmijëve.Beatrix ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të detyrohet ta dëshmojë vazhdimisht dhimbjen e saj vetëm që të merret seriozisht. Sipas saj, Drenusha meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe të arrijë më në fund të ndihet e sigurt.Në reagimin e saj, artistja ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe institucionet, duke kërkuar që gratë të mbrohen para se të jetë tepër vonë. Foto: Screenshot/Instagram“Mbrojini gratë tona sa janë ende gjallë. Mos prisni që thirrjet e tyre për ndihmë të shndërrohen në fjalë që i lexojmë gjatë zisë”, ka shkruar Ramosaj.Ky mesazh i saj i bashkohet reagimeve publike që kërkojnë më shumë vëmendje ndaj rasteve të dhunës ndaj grave, trajtim serioz të thirrjeve për ndihmë dhe mbrojtje efektive për ato që përballen me situata të tilla. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…