Mitrovica lokale“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down
2 min čitanja
Mitrovica lokale
“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një simbol që përcjell mesazhin e pranimit, barazisë dhe përfshirjes është vendosur në shëtitoren “Kej” në Mitrovicë të Jugut. Instalacioni “Kromozomi 21” vë në fokus të drejtat e personave me sindromin Down, ndërsa përfaqësuesit e “Down Syndrome Kosova” kanë kërkuar më shumë mbështetje institucionale për këtë komunitet dhe për personat e tjerë me aftësi të kufizuara.Menaxheri i qendrës së “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë, Xhenis Beqiri, tha se instalacioni synon të nxisë reflektimin e shoqërisë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe nevojën për përfshirjen e tyre të plotë në shoqëri.“Kromozomi i vendosur në shëtitoren ‘Kej’, ka për qëllim që njerëzit dhe shoqëria të reflektojnë mbi personat me aftësi të kufizuar, po ashtu të përcjellë mesazhin për përfshirje të plotë si aktorë kyç në shoqëri personat me aftësi të kufizuara intelektuale, përkatësisht të sindromit Down, plotësimin e të drejtave të tyre të plota duke u bazuar në ligjshmërinë e Republikës së Kosovës, prandaj le të qëndrojë ky kromozom këtu për të qenë pjesë e pasqyrimit dhe prezencës së personave me sindromën Down në Mitrovicën e Jugut”, tha Beqiri.Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri, tha se vendosja e instalacionit në fund të tetorit është planifikuar si simbol i një mesazhi që duhet të përcillet çdo ditë të vitit. Ajo njëkohësisht kërkoi më shumë përkushtim nga komuna për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.“Ashtu siç e prezantoi edhe Xhenisi, prezencën e ‘kromozomit’, e cila ka për qëllim të përcjellë mesazh që personat me sindromin Down të jenë më të integruar në shoqëri, po ashtu më lejoni ta ndaj edhe një informatë që ky ‘kromozom’ është vendosur duke shënuar edhe muajin tetor, që është muaji i ndërgjegjësimit dhe kemi planifikuar që në fund të muajit tetor të vendoset kromozomi këtu, si shenjë se jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë çdo dite, çdo jave, çdo muaji e çdo viti, të punojmë më shumë. Edhe ta them më fort
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.