PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajSuspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës
1 min čitanja
Arlinda zekaj

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve është duke u zhvilluar hetim paraprak për veprimet ose mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit.Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe shefi i Sektorit të Hetimeve dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në këtë stacion.Suspendimi përfshin gjithashtu komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.Policia e Kosovës bëri të ditur se masat janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale për trajtimin e rastit.PK-ja theksoi se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit dhe ofrimin e shërbimit të drejtë e të paanshëm, si dhe se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse gjatë procesit hetimor./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve është duke u zhvilluar hetim paraprak për veprimet ose mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit.Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe shefi i Sektorit të Hetimeve dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në këtë stacion.Suspendimi përfshin gjithashtu komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.Policia e Kosovës bëri të ditur se masat janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale për trajtimin e rastit.PK-ja theksoi se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit dhe ofrimin e shërbimit të drejtë e të paanshëm, si dhe se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse gjatë procesit hetimor./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…