PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ac milanMilani shpreson për dy rikthime, por një emër i madh mund ta humbasë derbin ndaj Interit
2 min čitanja
Ac milan

Milani shpreson për dy rikthime, por një emër i madh mund ta humbasë derbin ndaj Interit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Milani shpreson që Mario Gila dhe Diego Moreira të rikuperohen në kohë për derbin e së shtunës ndaj Interit, ndërsa rikthimi i Adrien Rabiot konsiderohet pak i mundshëm, raporton Gazzetta dello Sport.“Rossonerët” po përpiqen të marrin veten pas humbjes 4-2 në shtëpi ndaj Bolognas të mërkurën, e cila ishte disfata e tyre e parë në Serie A këtë sezon.Milani u paraqit në atë ndeshje me tetë futbollistë të lënduar, ndërsa Fikayo Tomori u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. Gjendja e tij do të vlerësohet gjatë ditës së sotme.Sipas Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi shpreson që Gila dhe Moreira të jenë të gatshëm për derbin ndaj Interit, por rikthimi i Rabiotit në fushë shihet si i vështirë. Mesfushori francez po rikuperohet nga një lëndim në pulpë.Ndërkohë, Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukwueze, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers pritet ta humbasin me siguri derbin e qytetit, bën të ditur Gazzetta. Zbulohen detajet e kontratës së re të Pulisic me Milanin, amerikani pritet të përfitojë pagë më të lartë Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, kishte deklaruar të mërkurën se ai dhe stafi mjekësor do ta vlerësonin gjendjen e lojtarëve gjatë ditës së sotme.“Mendoj se një ose dy prej tyre mund të rikuperohen. Ndoshta mund të rrezikojmë me ta. Do të shohim”, deklaroi trajneri portugez në konferencën për media pas ndeshjes./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Milani shpreson që Mario Gila dhe Diego Moreira të rikuperohen në kohë për derbin e së shtunës ndaj Interit, ndërsa rikthimi i Adrien Rabiot konsiderohet pak i mundshëm, raporton Gazzetta dello Sport.“Rossonerët” po përpiqen të marrin veten pas humbjes 4-2 në shtëpi ndaj Bolognas të mërkurën, e cila ishte disfata e tyre e parë në Serie A këtë sezon.Milani u paraqit në atë ndeshje me tetë futbollistë të lënduar, ndërsa Fikayo Tomori u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. Gjendja e tij do të vlerësohet gjatë ditës së sotme.Sipas Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi shpreson që Gila dhe Moreira të jenë të gatshëm për derbin ndaj Interit, por rikthimi i Rabiotit në fushë shihet si i vështirë. Mesfushori francez po rikuperohet nga një lëndim në pulpë.Ndërkohë, Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukwueze, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers pritet ta humbasin me siguri derbin e qytetit, bën të ditur Gazzetta. Zbulohen detajet e kontratës së re të Pulisic me Milanin, amerikani pritet të përfitojë pagë më të lartë Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, kishte deklaruar të mërkurën se ai dhe stafi mjekësor do ta vlerësonin gjendjen e lojtarëve gjatë ditës së sotme.“Mendoj se një ose dy prej tyre mund të rikuperohen. Ndoshta mund të rrezikojmë me ta. Do të shohim”, deklaroi trajneri portugez në konferencën për media pas ndeshjes./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…