PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BelgjikaZëvendëskryeministri belg kërkon përdorimin e “bazukës tregtare” të BE-së kundër SHBA-së për çmimet e barnave
2 min čitanja
Belgjika

Zëvendëskryeministri belg kërkon përdorimin e “bazukës tregtare” të BE-së kundër SHBA-së për çmimet e barnave

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet të përdorë Instrumentin Kundër Shtrëngimit Ekonomik, të njohur si “bazuka tregtare”, ndaj Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të presionit të Uashingtonit për rritjen e çmimeve të barnave në Evropë, ka deklaruar zëvendëskryeministri belg, Frank Vandenbroucke.Vandenbroucke, i cili njëkohësisht është ministër i Shëndetësisë në Belgjikë, e bëri këtë thirrje në një dokument qëndrimi të publikuar të enjten nga instituti kërkimor Egmont, të cilin e bashkautorësoi me zëvendësshefen e kabinetit të tij, Gloria Ghéquière.Ai kërkoi gjithashtu që BE-ja të jetë e gatshme të pezullojë koncesionet tarifore të ofruara për Uashingtonin në kuadër të marrëveshjes tregtare Turnberry, të arritur në gusht të vitit 2025, nëse SHBA-ja vendos tarifa shtesë ndaj mallrave evropiane.Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj qeverive evropiane që të paguajnë më shumë për barnat, përmes politikës së saj të çmimeve të ashtuquajtura “të kombit më të favorizuar”. Synimi i Uashingtonit është që çmimet e barnave në SHBA të afrohen me ato të vendeve të tjera të pasura.Sipas administratës amerikane, qytetarët e SHBA-së po mbajnë në mënyrë të padrejtë një pjesë të madhe të kostove të kërkimit dhe zhvillimit të barnave, ndërsa vendet evropiane përfitojnë nga këto investime.Politika e “kombit më të favorizuar” i lidh çmimet e barnave në SHBA me çmimet më të ulëta të aplikuara në një grup vendesh të pasura, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Deri më tani, Uashingtoni ka arritur marrëveshje për këtë skemë me 26 kompani farmaceutike, të cilat kanë pranuar të bazojnë çmimet e barnave të furnizuara për programin amerikan Medicaid në këto standarde.Kjo politikë synon t’i shtyjë prodhuesit farmaceutikë që të rrisin çmimet në vendet e tjera, të ulin çmimet në SHBA ose të bëjnë të dyja, transmeton Telegrafi.Paralelisht, Uashingtoni po shton presionin ndaj vendeve të veçanta të BE-së për të paguar më shumë për barnat. Në qershor, SHBA-ja

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet të përdorë Instrumentin Kundër Shtrëngimit Ekonomik, të njohur si “bazuka tregtare”, ndaj Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të presionit të Uashingtonit për rritjen e çmimeve të barnave në Evropë, ka deklaruar zëvendëskryeministri belg, Frank Vandenbroucke.Vandenbroucke, i cili njëkohësisht është ministër i Shëndetësisë në Belgjikë, e bëri këtë thirrje në një dokument qëndrimi të publikuar të enjten nga instituti kërkimor Egmont, të cilin e bashkautorësoi me zëvendësshefen e kabinetit të tij, Gloria Ghéquière.Ai kërkoi gjithashtu që BE-ja të jetë e gatshme të pezullojë koncesionet tarifore të ofruara për Uashingtonin në kuadër të marrëveshjes tregtare Turnberry, të arritur në gusht të vitit 2025, nëse SHBA-ja vendos tarifa shtesë ndaj mallrave evropiane.Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj qeverive evropiane që të paguajnë më shumë për barnat, përmes politikës së saj të çmimeve të ashtuquajtura “të kombit më të favorizuar”. Synimi i Uashingtonit është që çmimet e barnave në SHBA të afrohen me ato të vendeve të tjera të pasura.Sipas administratës amerikane, qytetarët e SHBA-së po mbajnë në mënyrë të padrejtë një pjesë të madhe të kostove të kërkimit dhe zhvillimit të barnave, ndërsa vendet evropiane përfitojnë nga këto investime.Politika e “kombit më të favorizuar” i lidh çmimet e barnave në SHBA me çmimet më të ulëta të aplikuara në një grup vendesh të pasura, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Deri më tani, Uashingtoni ka arritur marrëveshje për këtë skemë me 26 kompani farmaceutike, të cilat kanë pranuar të bazojnë çmimet e barnave të furnizuara për programin amerikan Medicaid në këto standarde.Kjo politikë synon t’i shtyjë prodhuesit farmaceutikë që të rrisin çmimet në vendet e tjera, të ulin çmimet në SHBA ose të bëjnë të dyja, transmeton Telegrafi.Paralelisht, Uashingtoni po shton presionin ndaj vendeve të veçanta të BE-së për të paguar më shumë për barnat. Në qershor, SHBA-ja

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…