PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IraniTakimi i aleancës së Mekës: Irani drejt luftës apo paqes?
2 min čitanja
Irani

Takimi i aleancës së Mekës: Irani drejt luftës apo paqes?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mes frikës në rritje se SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiten të ndërmarrin sulme të reja kundër Iranit pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA më 3 nëntor, tri fuqi të rëndësishme të Lindjes së Mesme i përcollën Teheranit drejtpërdrejt një mesazh të koordinuar diplomatik.Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman, dhe kreu i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, udhëtuan të hënën (26.10.2026) drejt Iranit për t'u takuar në Teheran me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe zyrtarë të lartë. Të tre të dërguarit përfaqësojnë paktin e mbrojtjes së Mekës, një aleancë ushtarake mes Islamabadit, Riadit dhe Ankarasë, e krijuar zyrtarisht këtë verë.Arabia Saudite deklaroi se qëllimi i vizitës ishte hapja e kanaleve të negociatave dhe "parandalimi i rikthimit të përshkallëzimit ushtarak". Megjithatë, hollësitë rreth agjendës mbeten të pakta.Një zyrtar i lartë pakistanez, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se bisedimet u përqendruan në krijimin e një rrjeti rajonal të mossulmimit, krahas bisedimeve SHBA-Iran, sulmeve të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, situatës në Ngushticën e Hormuzit dhe bllokadës detare amerikane.Një tjetër zyrtar tha se Munir i paraqiti Iranit një zgjidhje për konfliktin, e cila do t'u ofronte diçka si Uashingtonit, ashtu edhe Teheranit, ndërsa tre shtetet e paktit të Mekës dhe Katari do të vepronin si ndërmjetës. Burimi i tha Reuters, se presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte dhënë më parë Munirit miratimin për të provuar rrugën diplomatike.Teherani e paraqet takimin si suksesIrani përshëndeti "atmosferën shumë pozitive" gjatë bisedimeve në Teheran, megjithëse zyrtarisht nuk u njoftua për ndonjë përparim vendimtar."Mes nesh u zhvilluan diskutime shumë të mira", tha për televizionin shtetëror Mohsen Rezaei, kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. "Kam përshtypjen se në rajon po krijohet një atmosferë e re."Rezaei argumentoi se siguria rajonale duhet të ndërtohet nga vetë vendet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mes frikës në rritje se SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiten të ndërmarrin sulme të reja kundër Iranit pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA më 3 nëntor, tri fuqi të rëndësishme të Lindjes së Mesme i përcollën Teheranit drejtpërdrejt një mesazh të koordinuar diplomatik.Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman, dhe kreu i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, udhëtuan të hënën (26.10.2026) drejt Iranit për t'u takuar në Teheran me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe zyrtarë të lartë. Të tre të dërguarit përfaqësojnë paktin e mbrojtjes së Mekës, një aleancë ushtarake mes Islamabadit, Riadit dhe Ankarasë, e krijuar zyrtarisht këtë verë.Arabia Saudite deklaroi se qëllimi i vizitës ishte hapja e kanaleve të negociatave dhe "parandalimi i rikthimit të përshkallëzimit ushtarak". Megjithatë, hollësitë rreth agjendës mbeten të pakta.Një zyrtar i lartë pakistanez, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se bisedimet u përqendruan në krijimin e një rrjeti rajonal të mossulmimit, krahas bisedimeve SHBA-Iran, sulmeve të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, situatës në Ngushticën e Hormuzit dhe bllokadës detare amerikane.Një tjetër zyrtar tha se Munir i paraqiti Iranit një zgjidhje për konfliktin, e cila do t'u ofronte diçka si Uashingtonit, ashtu edhe Teheranit, ndërsa tre shtetet e paktit të Mekës dhe Katari do të vepronin si ndërmjetës. Burimi i tha Reuters, se presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte dhënë më parë Munirit miratimin për të provuar rrugën diplomatike.Teherani e paraqet takimin si suksesIrani përshëndeti "atmosferën shumë pozitive" gjatë bisedimeve në Teheran, megjithëse zyrtarisht nuk u njoftua për ndonjë përparim vendimtar."Mes nesh u zhvilluan diskutime shumë të mira", tha për televizionin shtetëror Mohsen Rezaei, kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. "Kam përshtypjen se në rajon po krijohet një atmosferë e re."Rezaei argumentoi se siguria rajonale duhet të ndërtohet nga vetë vendet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…