Lee habeebÇfarë mund të na mësojnë sot Lincolni dhe revolucioni teknologjik që ai udhëhoqi
2 min čitanja
Lee habeeb
Çfarë mund të na mësojnë sot Lincolni dhe revolucioni teknologjik që ai udhëhoqi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga: Lee Habeeb / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.com“Është e vështirë të bësh parashikime - sidomos për të ardhmen”, tha dikur Yogi Berra, legjenda e [klubit të bejsbollit] New York Yankees. Yogi kishte të drejtë. Korridoret e historisë janë të mbushura me optimistë dhe pesimistë që bëjnë çmos për ta shitur të ardhmen. Ose të na frikësojnë që ta ngadalësojmë të ardhmen.Në mesin e shekullit XIX, Amerika ishte në prag të katastrofës më të rëndë të shkaktuar nga njeriu në historinë tonë: Lufta Civile. Ishim gjithashtu në prag të epokës më transformuese në historinë tonë: Revolucionit Industrial. Një revolucion teknologjik që do ta shndërronte kombin tonë të ri në superfuqinë e botës brenda 50 vjetësh. Dhe, do të krijonte një ekonomi - dhe miliona vende pune - të paimagjinueshme edhe për futuristët më të guximshëm.Historia nis me Abraham Lincolnin i cili ishte presidenti i parë që kishte një patentë. Ai ishte gjithashtu presidenti i parë i lidhur me telegraf, duke përdorur Korpusin e sapokrijuar të Telegrafit Ushtarak të ShBA-së për të shtrirë më shumë se 15 mijë milje tela telegrafikë që transmetonin ato që Lincolni i përshkruante si “mesazhe rrufe” - nga fushëbeteja te Departamenti i tij i Luftës pranë Shtëpisë së Bardhë, duke i siguruar Unionit një epërsi të madhe komunikimi ndaj rivalëve të tij të Konfederatës.Para se të bëhej president, Lincolni ishte gjithashtu një nga avokatët më të mirë gjyqësorë në Ilinois dhe një nga gjyqet e tij do t’i hapte rrugën fillimit të Revolucionit Industrial.Më 6 maj 1856, anija me avull “Effie Afton” u përplas me shtyllat mbështetëse të Urës së Ishullit të Gurit [Rock Island] - urës së parë hekurudhore që kalonte mbi lumin Misisipi. Nuk pati të vdekur, por anija me avull u shkatërrua dhe ura u dëmtua rëndë. Pronarët e anijes me avull ngritën padi për 930 mijë dollarë. Ata gjithashtu donin që ura të shembej, duke pretenduar se përbënte rrezik për lundrimin.Kjo ishte më shumë se thjesht një betejë mes dy kompanive. Ishte një betejë mes
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.