FrontexBE-ja planifikon trefishimin e Frontex-it dhe zgjerimin e kompetencave për dëbimin e migrantëve
2 min čitanja
Frontex
BE-ja planifikon trefishimin e Frontex-it dhe zgjerimin e kompetencave për dëbimin e migrantëve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komisioni Evropian synon të trefishojë numrin e punonjësve të Frontex-it, agjencisë evropiane për kufijtë dhe rojën bregdetare, si dhe t’i japë asaj kompetenca të reja për dëbimin e migrantëve jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe monitorimin e rrjeteve sociale.Reforma e propozuar synon të zgjerojë ndjeshëm mandatin e agjencisë, duke i dhënë një rol më të madh në kthimin e migrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në BE, si dhe në reagimin ndaj flukseve të mëdha të ardhjeve në kufijtë evropianë.Brukseli argumenton se ndryshimet janë të nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja të migracionit, përfshirë kalimet e organizuara të kufijve. Si shembull përmendet korriku, kur rreth 80 mijë persona kaluan nga Maroku në enklavën spanjolle Ceuta, në Afrikën e Veriut.Megjithatë, propozimi ka nxitur reagime dhe shqetësime nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat paralajmërojnë se zgjerimi i kompetencave dhe buxhetit të Frontex-it mund të rrisë rrezikun e shkeljeve të të drejtave themelore dhe mbikëqyrjes së tepruar. Reforma duhet ende të miratohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.Një nga ndryshimet kryesore është zhvendosja e fokusit të Frontex-it nga menaxhimi i kufijve të jashtëm drejt dëbimit të migrantëve që nuk kanë të drejtë qëndrimi. Sipas komisionerit evropian për Migracionin, Magnus Brunner, agjencia do të bëhet “aktori qendror i BE-së për kthimet”, duke ofruar mbështetje në të gjitha fazat e procesit.Përgjegjësia për kthimin e migrantëve në vendet e origjinës do të mbetet te shtetet anëtare, por Frontex-i do të ndihmojë në identifikimin e personave që duhet të kthehen, organizimin e fluturimeve të dëbimit dhe ofrimin e mbështetjes për riintegrimin e tyre. Për këtë qëllim parashihet krijimi i një Qendre për Koordinimin e Kthimeve.Një nga elementet më të rëndësishme të reformës është mundësia që Frontex-i të veprojë edhe nga një shtet jashtë BE-së drejt një shteti tjetër jashtë unionit. Kjo do t’i mundësonte agjencisë të përfs
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.