PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Maqedonia në nato dhe beOsmani: Kërkojmë mbështetjen e Francës për integrimin evropian të vendit dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit
2 min čitanja
Maqedonia në nato dhe be

Osmani: Kërkojmë mbështetjen e Francës për integrimin evropian të vendit dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës po zhvillon takime në Senatin francez, Asamblenë Kombëtare dhe institucione të tjera franceze, me fokus në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e BDI-së.Në qendër të bisedimeve, thonë nga BDI, janë procesi i integrimit evropian, ngecja e Maqedonisë së Veriut në këtë proces, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik përmes respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.Siç thuhet në njoftim gjatë bisedimeve u shqyrtuan edhe mundësitë e integrimit gradual në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian, me qëllim që qytetarët të kenë përfitime konkrete nga procesi integrues edhe përpara anëtarësimit të plotë.Osmani kërkoi një angazhim më të fuqishëm të Francës për të siguruar një interpretim të qartë, të njëtrajtshëm dhe të paekuivok të procesit të integrimit evropian të vendit, si dhe mbështetje në kuadër të marrëdhënieve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.“Nuk duhet të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë proceseve kryesore evropiane në rajon. Është bërë shumë, do të thosha është investuar shumë, veçanërisht edhe nga Republika Franceze në këtë proces, për çka jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Por, është e qartë se kemi nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që procesi i integrimit të vazhdojë”, theksoi Osmani.Vëmendje e veçantë iu kushtua Marrëveshjes së Ohrit, si themel i stabilitetit, barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit. Osmani shprehu shqetësimet lidhur me zhvillimet që prekin të drejtat gjuhësore, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e parimeve themelore të kësaj marrëveshjeje.Ai theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian mbeten ngushtë të ndërlidhura me stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës po zhvillon takime në Senatin francez, Asamblenë Kombëtare dhe institucione të tjera franceze, me fokus në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e BDI-së.Në qendër të bisedimeve, thonë nga BDI, janë procesi i integrimit evropian, ngecja e Maqedonisë së Veriut në këtë proces, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik përmes respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.Siç thuhet në njoftim gjatë bisedimeve u shqyrtuan edhe mundësitë e integrimit gradual në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian, me qëllim që qytetarët të kenë përfitime konkrete nga procesi integrues edhe përpara anëtarësimit të plotë.Osmani kërkoi një angazhim më të fuqishëm të Francës për të siguruar një interpretim të qartë, të njëtrajtshëm dhe të paekuivok të procesit të integrimit evropian të vendit, si dhe mbështetje në kuadër të marrëdhënieve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.“Nuk duhet të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë proceseve kryesore evropiane në rajon. Është bërë shumë, do të thosha është investuar shumë, veçanërisht edhe nga Republika Franceze në këtë proces, për çka jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Por, është e qartë se kemi nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që procesi i integrimit të vazhdojë”, theksoi Osmani.Vëmendje e veçantë iu kushtua Marrëveshjes së Ohrit, si themel i stabilitetit, barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit. Osmani shprehu shqetësimet lidhur me zhvillimet që prekin të drejtat gjuhësore, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e parimeve themelore të kësaj marrëveshjeje.Ai theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian mbeten ngushtë të ndërlidhura me stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…