Andin hotiKërkohet rishikimi i lejes së lehonisë në Kosovë, theksohen pabarazitë në tregun e punës
2 min čitanja
Andin hoti
Kërkohet rishikimi i lejes së lehonisë në Kosovë, theksohen pabarazitë në tregun e punës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje më e madhe e shtetit në mbulimin e kostove dhe zgjerimi i të drejtave të baballarëve për pushim të paguar.Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG), me temën “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”.Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, tha se Kosova vazhdon të ketë pjesëmarrjen më të ulët të grave në tregun e punës në Evropë. Sipas saj, mënyra e financimit të lejes së lehonisë dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë zgjidhje.Ajo theksoi se barra financiare e lehonisë nuk duhet të ndikojë negativisht në punësimin dhe avancimin profesional të grave, ndërsa kërkoi rol më të madh të qeverisë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të financimit.“Avokimi ynë për një dekadë është i bazuar në evidencë dhe sot jemi dëshmitarë të pjesëmarrjes më të ulët në tregun e punës të grave në Evropë. Kosova ka një sistem që parasheh 12 muaj leje të lehonisë, por mënyra e financimit të tij dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje. Së pari, mëmësia nuk duhet të penalizojë gratë ekonomikisht. Kostoja e lehonisë nuk duhet të rrezikojë punësimin nëpërmjet formave diskriminuese, avancimin profesional apo pavarësinë ekonomike të grave. Kujdesi për fëmijët është përgjegjësi e të dy prindërve, pushimi i paguar i atësisë dhe pushimi i prindëror janë mekanizma konkretë për ndarjen më të barabartë të përgjegjësisë brenda familjes dhe për barazi reale në tregun e punës. Qeveria duhet të marrë rol më të fuqishëm në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë financimi në bashkëpunim me punëdhënësin dhe punëmarrësin”, tha Mustafa.Ndërkaq, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.