Valbona disha-haxhosajPas suspendimit të Lumturije Vuçetajt, Valbona Disha-Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë
1 min čitanja
Valbona disha-haxhosaj
Pas suspendimit të Lumturije Vuçetajt, Valbona Disha-Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar Valbona Disha-Haxhosajn ushtruese të detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë, pas vendimit për suspendimin e Lumturije Vuçetajt.Këshilli Prokurorial i Kosovës, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku ka shqyrtuar kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri. Rasti tragjik i Arlinda Zekajt, suspendohen kryeprokurorja e Pejës Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja Gacaferri Pas shqyrtimit të kërkesës, KPK-ja ka vendosur të formojë një panel hetimor për trajtimin e rastit dhe ka miratuar propozimin për suspendimin e të dy prokuroreve.Vendimet lidhen me raportin me numër reference A.Nr. 379/2026, të paraqitur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në kuadër të kërkesës për fillimin e hetimit disiplinor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Caktimi i Valbona Disha-Haxhosajt në pozitën e ushtrueses së detyrës vjen në këtë kontekst institucional, ndërsa procedura disiplinore ndaj dy prokuroreve pritet të trajtohet nga paneli hetimor. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.