DroniAnija greke fundoset pas sulmit me dronë detarë në Detin e Zi, pranë Bullgarisë
1 min čitanja
Droni
Anija greke fundoset pas sulmit me dronë detarë në Detin e Zi, pranë Bullgarisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një anije greke transportuese kontejnerësh është fundosur pasi u godit nga dronë detarë në pjesën perëndimore të Detit të Zi, pranë bregdetit të Bullgarisë, ka njoftuar qeveria bullgare.Anija “CONTSHIP JET”, e cila lundronte nën flamurin e Liberisë dhe transportonte 421 kontejnerë, pësoi dëme të rënda pasi u godit nga tre dronë detarë. Sulmi ndodhi të martën, brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, por jashtë ujërave të saj territoriale, transmeton Telegrafi.Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përkatësisht 14 shtetas filipinas dhe katër ukrainas, arritën të shpëtoheshin. Nuk është raportuar për viktima në mesin e tyre.Bullgaria, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka kërkuar ndihmë për forcimin e sigurisë përgjatë bregdetit të saj në Detin e Zi, pas një serie sulmesh me dronë ndaj anijeve tregtare në këtë zonë.Incidentet e përsëritura kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e transportit detar dhe rrezikun që lufta të ndikojë në lundrimin pranë vendeve anëtare të NATO-s.Fundosja e anijes është një tjetër incident që vë në pah kërcënimet në rritje ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, një zonë strategjike për transportin dhe tregtinë ndërkombëtare. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.