PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EstoniaEstonia planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë
2 min čitanja
Estonia

Estonia planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Estonia po planifikon të ndërtojë rreth 150 bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar gatishmërinë mbrojtëse të vendit, ka bërë të ditur ministri estonez i Mbrojtjes, Martin Herem, më 28 tetor.Sipas mediumit estonez ERR, bunkerët do të ndërtohen në rajonin Ida-Virumaa, i cili kufizohet me Rusinë. Rreth 100 prej tyre do të vendosen në prona shtetërore, ndërsa 50 të tjerë në prona private ose komunale. Herem nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me përdorimin e tyre.Masat e fundit vijnë në kohën kur vazhdojnë shqetësimet për kërcënimet ruse ndaj krahut lindor të NATO-s. Në përgjigje të shtimit të agresionit rus në rajon, tri shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – kanë rritur përpjekjet për përgatitje strategjike, duke nxitur gatishmërinë e popullsisë civile dhe duke shtuar shpenzimet për mbrojtjen.Zyrtarët e NATO-s kanë paralajmëruar për hyrje të dronëve rusë në hapësirën ajrore të vendeve të rajonit, shkelje të hapësirës ajrore, sabotime dhe kërcënime të tjera hibride. Ndërkohë, shtetet baltike dhe vendet fqinje po forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore.Që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, NATO ka përforcuar krahun e saj lindor përmes dislokimit të trupave shtesë dhe përgatitjes së planeve për reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve të mundshme, transmeton Telegrafi.Në fillim të këtij muaji, ushtria estoneze njoftoi se do ta zhvendosë përgjithmonë një brigadë luftarake më pranë kufirit rus. Brigada e Parë pritet të vendoset në një bazë të zgjeruar rishtazi, më pak se 50 kilometra larg kufirit me Rusinë, me qëllim përmirësimin e gatishmërisë për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm.Estonia shpenzon për mbrojtjen një shumë të barabartë me 5.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), duke tejkaluar objektivin prej pesë për qind të përcaktuar nga NATO.Edhe Letonia dhe Lituania po ndërmarrin hapa për forcimin e mbrojtjes. Më 26 tetor, ushtria letoneze njoftoi se brigada e NATO-s e vendosur n

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Estonia po planifikon të ndërtojë rreth 150 bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar gatishmërinë mbrojtëse të vendit, ka bërë të ditur ministri estonez i Mbrojtjes, Martin Herem, më 28 tetor.Sipas mediumit estonez ERR, bunkerët do të ndërtohen në rajonin Ida-Virumaa, i cili kufizohet me Rusinë. Rreth 100 prej tyre do të vendosen në prona shtetërore, ndërsa 50 të tjerë në prona private ose komunale. Herem nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me përdorimin e tyre.Masat e fundit vijnë në kohën kur vazhdojnë shqetësimet për kërcënimet ruse ndaj krahut lindor të NATO-s. Në përgjigje të shtimit të agresionit rus në rajon, tri shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – kanë rritur përpjekjet për përgatitje strategjike, duke nxitur gatishmërinë e popullsisë civile dhe duke shtuar shpenzimet për mbrojtjen.Zyrtarët e NATO-s kanë paralajmëruar për hyrje të dronëve rusë në hapësirën ajrore të vendeve të rajonit, shkelje të hapësirës ajrore, sabotime dhe kërcënime të tjera hibride. Ndërkohë, shtetet baltike dhe vendet fqinje po forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore.Që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, NATO ka përforcuar krahun e saj lindor përmes dislokimit të trupave shtesë dhe përgatitjes së planeve për reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve të mundshme, transmeton Telegrafi.Në fillim të këtij muaji, ushtria estoneze njoftoi se do ta zhvendosë përgjithmonë një brigadë luftarake më pranë kufirit rus. Brigada e Parë pritet të vendoset në një bazë të zgjeruar rishtazi, më pak se 50 kilometra larg kufirit me Rusinë, me qëllim përmirësimin e gatishmërisë për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm.Estonia shpenzon për mbrojtjen një shumë të barabartë me 5.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), duke tejkaluar objektivin prej pesë për qind të përcaktuar nga NATO.Edhe Letonia dhe Lituania po ndërmarrin hapa për forcimin e mbrojtjes. Më 26 tetor, ushtria letoneze njoftoi se brigada e NATO-s e vendosur n

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…