PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mika adamsKoshashënuesi më i mirë në Kosovë, Mika Adams rrëfehet për Telegrafin: E duam titullin në Rahovec
2 min čitanja
Mika adams

Koshashënuesi më i mirë në Kosovë, Mika Adams rrëfehet për Telegrafin: E duam titullin në Rahovec

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mika Adams po kalon një fillim mbresëlënës të sezonit me Rahovecin 029, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të spikatur të Superligës së Kosovës në basketboll.Amerikani ka shënuar 163 pikë në gjashtë ndeshjet e para, me një mesatare prej 27.2 pikësh për ndeshje, ndërsa kulmin individual deri më tani e ka arritur ndaj Vëllaznimit, kur realizoi 37 pikë.Në një intervistë për Telegrafin, Adams ka folur për formën e tij, nivelin e basketbollit kosovar, objektivat e Rahovecit 029 dhe ambiciet për të ardhmen. Duke folur për fillimin e sezonit, Adams thotë se ndihet i bekuar për mundësinë që ka dhe se përgatitja e përditshme në palestër është çelësi i paraqitjeve të tij. “E ndiej se e kam nisur sezonin shumë mirë dhe jam mirënjohës e i bekuar që ndodhem në këtë pozitë. Asgjë nuk është e mundur pa Zotin. Sinqerisht, jam në palestër çdo ditë, duke punuar fort dhe duke u përgatitur për të performuar në nivel të lartë. Për këtë arsye kam shumë besim në veten time. Nuk përqendrohem shumë te numrat, thjesht punoj, i besoj procesit dhe i pranoj rezultatet”, deklaroi Adams për Telegrafin.Paraqitjet e tij të vazhdueshme dhe minutat e shumta në parket kanë bërë që amerikani të jetë një prej pikave kryesore të Rahovecit 029. Ai beson se për të ruajtur këtë nivel duhet t’i përmbahet metodës së tij të punës, pavarësisht rezultateve apo vështirësive që mund të hasë gjatë sezonit.“Gjithçka ka të bëjë me qëndrimin në palestër, besimin te puna ime dhe besimin në veten time. E di se gjatë sezonit do të ketë ulje-ngritje, por unë gjithmonë i përmbahem metodës sime. Nuk entuziazmohem tepër kur gjërat shkojnë mirë dhe as nuk demoralizohem kur nuk shkojnë sipas planit. “Jam vërtet mirënjohës që kam trajnerë dhe bashkëlojtarë që besojnë tek unë dhe më japin mundësinë t’i shfaq aftësitë e mia. Trajnerët kanë shumë besim tek unë. Ndonjëherë as nuk më nxjerrin nga loja, kështu që sigurisht që lodhem! Por e përqafoj çdo mundësi që më japin dhe përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum”, u shpreh ai.P

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mika Adams po kalon një fillim mbresëlënës të sezonit me Rahovecin 029, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të spikatur të Superligës së Kosovës në basketboll.Amerikani ka shënuar 163 pikë në gjashtë ndeshjet e para, me një mesatare prej 27.2 pikësh për ndeshje, ndërsa kulmin individual deri më tani e ka arritur ndaj Vëllaznimit, kur realizoi 37 pikë.Në një intervistë për Telegrafin, Adams ka folur për formën e tij, nivelin e basketbollit kosovar, objektivat e Rahovecit 029 dhe ambiciet për të ardhmen. Duke folur për fillimin e sezonit, Adams thotë se ndihet i bekuar për mundësinë që ka dhe se përgatitja e përditshme në palestër është çelësi i paraqitjeve të tij. “E ndiej se e kam nisur sezonin shumë mirë dhe jam mirënjohës e i bekuar që ndodhem në këtë pozitë. Asgjë nuk është e mundur pa Zotin. Sinqerisht, jam në palestër çdo ditë, duke punuar fort dhe duke u përgatitur për të performuar në nivel të lartë. Për këtë arsye kam shumë besim në veten time. Nuk përqendrohem shumë te numrat, thjesht punoj, i besoj procesit dhe i pranoj rezultatet”, deklaroi Adams për Telegrafin.Paraqitjet e tij të vazhdueshme dhe minutat e shumta në parket kanë bërë që amerikani të jetë një prej pikave kryesore të Rahovecit 029. Ai beson se për të ruajtur këtë nivel duhet t’i përmbahet metodës së tij të punës, pavarësisht rezultateve apo vështirësive që mund të hasë gjatë sezonit.“Gjithçka ka të bëjë me qëndrimin në palestër, besimin te puna ime dhe besimin në veten time. E di se gjatë sezonit do të ketë ulje-ngritje, por unë gjithmonë i përmbahem metodës sime. Nuk entuziazmohem tepër kur gjërat shkojnë mirë dhe as nuk demoralizohem kur nuk shkojnë sipas planit. “Jam vërtet mirënjohës që kam trajnerë dhe bashkëlojtarë që besojnë tek unë dhe më japin mundësinë t’i shfaq aftësitë e mia. Trajnerët kanë shumë besim tek unë. Ndonjëherë as nuk më nxjerrin nga loja, kështu që sigurisht që lodhem! Por e përqafoj çdo mundësi që më japin dhe përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum”, u shpreh ai.P

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…