ShbaTubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein
2 min čitanja
Shba
Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tubimi i presidentit amerikan Donald Trump në Ohajo u ndërpre nga dy protestues, të cilët ngritën çështjen e Jeffrey Epstein, personit të dënuar për vepra seksuale, i cili ndërroi jetë në vitin 2019.Njëri nga protestuesit ndërhyri pak minuta pas fillimit të fjalimit të Trumpit, duke bërtitur: “Trumpi udhëtoi me avionin e Jeffrey Epstein”. Turma reagoi me brohoritje, ndërsa presidenti iu përgjigj ndërprerjes.Trump pretendoi se e kishte përjashtuar Epstein nga klubi i tij Mar-a-Lago, në Florida, më shumë se dy dekada më parë.“E përzura Jeffrey Epstein nga klubi 25 vjet më parë, sepse mendoja se ishte një njeri i çmendur. Ishte një gjë shumë e mirë që bëra”, deklaroi ai.Presidenti amerikan mohoi se Epstein kishte udhëtuar me të dhe u përpoq ta lidhte financierin me demokratët.“Ai nuk ka udhëtuar kurrë me mua. E dini me kë udhëtonte? Me të gjithë miqtë e demokratëve. Ai ishte demokrat”, tha Trump.Ai pretendoi gjithashtu se ishte “plotësisht i shfajësuar” lidhur me çështjen Epstein.Më pas, Trump i cilësoi protestuesit si “protestues të paguar” dhe “humbës”.Ndërprerjet ndodhën në një kohë kur po shtohen thirrjet publike për publikimin e dokumenteve që lidhen me Epstein, i cili u arrestua në vitin 2019 nën akuza federale për trafikim seksual. Ai vdiq po atë vit në një burg në New York, ndërsa priste gjykimin. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.