PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AgkAGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
2 min čitanja
Agk

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.Përmes një reagimi publik, AGK-ja ka bërë të ditur se gjykata nuk ka dhënë arsye apo sqarime për vendimin e saj për përjashtimin e mediave nga seanca.Sipas AGK-së, ky vendim përbën kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi mënyrën se si gjykatat trajtojnë rastet e femicidit.Asociacioni ka theksuar se mbyllja e seancës vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast për të cilin mediat dhe gazetarët kanë raportuar për dështimet e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e saj.AGK-ja vlerëson se nuk ekziston ndonjë rrezik ligjor që do ta justifikonte kufizimin e qasjes së mediave në këtë seancë, duke e cilësuar vlerësimin e Gjykatës së Apelit si të gabuar.Sipas këtij asociacioni, një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e qytetarëve për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga sistemi gjyqësor.Në fund të reagimit, AGK-ja i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që në raste të tilla t’i japë përparësi garantimit të lirisë së medias dhe qasjes në informacion, në vend të kufizimeve që i konsideron të paarsyeshme. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.Përmes një reagimi publik, AGK-ja ka bërë të ditur se gjykata nuk ka dhënë arsye apo sqarime për vendimin e saj për përjashtimin e mediave nga seanca.Sipas AGK-së, ky vendim përbën kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi mënyrën se si gjykatat trajtojnë rastet e femicidit.Asociacioni ka theksuar se mbyllja e seancës vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast për të cilin mediat dhe gazetarët kanë raportuar për dështimet e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e saj.AGK-ja vlerëson se nuk ekziston ndonjë rrezik ligjor që do ta justifikonte kufizimin e qasjes së mediave në këtë seancë, duke e cilësuar vlerësimin e Gjykatës së Apelit si të gabuar.Sipas këtij asociacioni, një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e qytetarëve për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga sistemi gjyqësor.Në fund të reagimit, AGK-ja i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që në raste të tilla t’i japë përparësi garantimit të lirisë së medias dhe qasjes në informacion, në vend të kufizimeve që i konsideron të paarsyeshme. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…