PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bayern munichBayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë
2 min čitanja
Bayern munich

Bayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bayern Munich është gati të bëjë një përjashtim nga politika e saj strikte e kontratave për Harry Kane, duke i ofruar sulmuesit anglez një marrëveshje të re afatgjatë.Kane, sipas raportimeve, është drejt nënshkrimit të një kontrate të re me bavarezët, pavarësisht se preferenca e tij fillestare ishte një marrëveshje trevjeçare, e cila do ta mbante në klub deri afër ditëlindjes së tij të 36-të.Gazetari gjerman Rapha Honigstein raporton se palët po i afrohen marrëveshjes për një kontratë të re dyvjeçare, me kushte të favorshme financiare për kapitenin e Anglisë. Edhe pse marrëveshja do të ishte më e shkurtër se ajo që dëshiron Kane, ajo sërish do të përbënte një përjashtim nga praktika e zakonshme e Bayernit.Klubi gjerman zakonisht u ofron futbollistëve mbi moshën 30-vjeçare kontrata vetëm njëvjeçare. Manuel Neuer, 40-vjeçari që mban shiritin e kapitenit dhe është një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, së fundmi mori një zgjatje kontrate për vetëm një vit. Pasi e fitoi Topin e Artë, Kane përgatit dhurata luksoze për yjet e Bayernit dhe Anglisë Ndërkohë, Thomas Muller nuk mori rinovim në vitin 2025 dhe përfundoi duke u transferuar te Vancouver Whitecaps në MLS.Megjithatë, Joshua Kimmich ishte një përjashtim tjetër, pasi nënshkroi një marrëveshje më të gjatë pasi kishte mbushur 30 vjet.Kane, tashmë 33-vjeçar, po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierë. Ai ka shënuar 146 gola në tri sezonet e para me Bayernin, ndërsa ka fituar dy tituj radhazi në Bundesligë. Edhe këtë sezon, sulmuesi anglez po vazhdon me ritëm të lartë, duke realizuar 10 gola në 12 ndeshje.Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në verën e vitit 2027, por drejtuesit e klubit duket se duan ta sigurojnë vazhdimësinë e tij përtej këtij afati./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bayern Munich është gati të bëjë një përjashtim nga politika e saj strikte e kontratave për Harry Kane, duke i ofruar sulmuesit anglez një marrëveshje të re afatgjatë.Kane, sipas raportimeve, është drejt nënshkrimit të një kontrate të re me bavarezët, pavarësisht se preferenca e tij fillestare ishte një marrëveshje trevjeçare, e cila do ta mbante në klub deri afër ditëlindjes së tij të 36-të.Gazetari gjerman Rapha Honigstein raporton se palët po i afrohen marrëveshjes për një kontratë të re dyvjeçare, me kushte të favorshme financiare për kapitenin e Anglisë. Edhe pse marrëveshja do të ishte më e shkurtër se ajo që dëshiron Kane, ajo sërish do të përbënte një përjashtim nga praktika e zakonshme e Bayernit.Klubi gjerman zakonisht u ofron futbollistëve mbi moshën 30-vjeçare kontrata vetëm njëvjeçare. Manuel Neuer, 40-vjeçari që mban shiritin e kapitenit dhe është një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, së fundmi mori një zgjatje kontrate për vetëm një vit. Pasi e fitoi Topin e Artë, Kane përgatit dhurata luksoze për yjet e Bayernit dhe Anglisë Ndërkohë, Thomas Muller nuk mori rinovim në vitin 2025 dhe përfundoi duke u transferuar te Vancouver Whitecaps në MLS.Megjithatë, Joshua Kimmich ishte një përjashtim tjetër, pasi nënshkroi një marrëveshje më të gjatë pasi kishte mbushur 30 vjet.Kane, tashmë 33-vjeçar, po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierë. Ai ka shënuar 146 gola në tri sezonet e para me Bayernin, ndërsa ka fituar dy tituj radhazi në Bundesligë. Edhe këtë sezon, sulmuesi anglez po vazhdon me ritëm të lartë, duke realizuar 10 gola në 12 ndeshje.Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në verën e vitit 2027, por drejtuesit e klubit duket se duan ta sigurojnë vazhdimësinë e tij përtej këtij afati./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…