Hekuran muratiMusliu pyet për pagën e 13-të për punëtorët e RTK-së, Murati: Nuk paguhen nga Thesari
2 min čitanja
Hekuran murati
Musliu pyet për pagën e 13-të për punëtorët e RTK-së, Murati: Nuk paguhen nga Thesari
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Paga e 13-të për punëtorët e RTK-së është diskutuar gjatë pyetjeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati sqarime për mospagesën e saj, duke iu referuar shqetësimeve të sindikatës së punëtorëve të transmetuesit publik. Ajo ka pyetur edhe për veprimet që do të ndërmarrë Qeveria për trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit publik.“Duke marrë parasysh shqetësimet e ngritura nga sindikata e punëtorëve të RTK-së lidhur me mosrealizimin e pagës së 13-të për punëtorët e RTK-së, pyetja ime për Muratin është pse punëtorët e RTK-së nuk e kanë realizuar pagën e 13-të dhe çfarë veprimesh konkrete do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të siguruar trajtim të barabartë të tyre me punëtorët e tjerë të sektorit publik”, pyeti Musliu.Në përgjigje, Murati ka thënë se përgjegjësia për pagesat i takon RTK-së, ndërsa financimi i transmetuesit publik rregullohet nga Kuvendi.“Çështja e buxhetit apo pagesa e punëtorëve të RTK-së i takon Radio Televizionit të Kosovës. Kështu është entitet i veçantë juridik, nuk është pjesë e ndarjeve buxhetore apo pjesë e Ligjit të Buxhetit të Shtetit. Për më tepër, ligji e parasheh që Kuvendi e rregullon financimin e transmetuesit publik, në këtë rast RTK-së. Dhe kësisoj i takon Kuvendit të Kosovës ta caktojë buxhetin”, theksoi Murati.Ministri ka shtuar se vendimi i Qeverisë për pagën e 13-të përfshin punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit. Sipas tij, stafi i RTK-së nuk është pjesë e listës së pagave që ekzekutohen nga Thesari.“Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës janë punëtorë të RTK-së, të një entiteti tjetër. Ndërkaq, punëtorët e sektorit publik apo ata që quhen pagëmarrës nga buxheti i shtetit janë tjetër kategori. Vendimi i marrë në Qeveri parasheh pagën e 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Ndërsa, punëtorët e RTK-së nuk janë pjesë e listës së pagave që ekzekutohen nga Thesari, sepse nuk janë organizatë buxhetore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.