PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albulena haxhiuHaxhiu zbulon arsyet e mungesës së Kurtit dhe Sveçlës në Kuvend
2 min čitanja
Albulena haxhiu

Haxhiu zbulon arsyet e mungesës së Kurtit dhe Sveçlës në Kuvend

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet e mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e sotme parlamentare.Haxhiu bëri të ditur se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për shkak të dy takimeve të planifikuara, ndërsa mungesa e Sveçlës lidhet me përgatitjen e një raporti për rastin tragjik të Arlinda Zekajt, raporton KosovaPress.Duke iu përgjigjur çështjes së mungesës së kryeministrit, Haxhiu tha se ai e kishte njoftuar për pamundësinë e pjesëmarrjes, për shkak të takimit me gjeneralin Alexis Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, si dhe me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.“Kryeministri ka njoftuar se ka pasur të pamundur të vijë në këtë seancë, për shkak se e ka në takim gjeneralin Alexis Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë. Po ashtu, edhe delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për shkak të këtyre dy takimeve, e ka pasur të pamundur të vijë në seancë”, tha ajo.Sa i përket ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetarja e Kuvendit tha se, sipas komunikimeve me të, ai nuk ka mundur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për shkak të raportit që duhet t’ia dorëzojë kryeministrit Kurti lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt.“Sipas komunikimeve me ministrin, për shkak të raportit që është i detyruar të dorëzojë për rastin tragjik të së ndjerës Arlinda Zekaj, e ka pasur të pamundur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve”, tha ajo. /kp/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet e mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e sotme parlamentare.Haxhiu bëri të ditur se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për shkak të dy takimeve të planifikuara, ndërsa mungesa e Sveçlës lidhet me përgatitjen e një raporti për rastin tragjik të Arlinda Zekajt, raporton KosovaPress.Duke iu përgjigjur çështjes së mungesës së kryeministrit, Haxhiu tha se ai e kishte njoftuar për pamundësinë e pjesëmarrjes, për shkak të takimit me gjeneralin Alexis Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, si dhe me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.“Kryeministri ka njoftuar se ka pasur të pamundur të vijë në këtë seancë, për shkak se e ka në takim gjeneralin Alexis Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë. Po ashtu, edhe delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për shkak të këtyre dy takimeve, e ka pasur të pamundur të vijë në seancë”, tha ajo.Sa i përket ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetarja e Kuvendit tha se, sipas komunikimeve me të, ai nuk ka mundur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për shkak të raportit që duhet t’ia dorëzojë kryeministrit Kurti lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt.“Sipas komunikimeve me ministrin, për shkak të raportit që është i detyruar të dorëzojë për rastin tragjik të së ndjerës Arlinda Zekaj, e ka pasur të pamundur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve”, tha ajo. /kp/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…