PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madridReal Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt
2 min čitanja
Real madrid

Real Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Ferland Mendyn gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2027, për një shumë prej 10 milionë eurosh. Mbrojtësi i majtë francez, 31-vjeçar, është pranë rikthimit nga lëndimi, por konkurrenca në këtë pozitë e vështirëson vazhdimin e tij në “Santiago Bernabeu”.Sipas raportimeve, trajneri Jose Mourinho ka në dispozicion Marc Cucurellan dhe Alvaro Carrerasin për krahun e majtë të mbrojtjes, çka ka bërë që Mendy të humbasë hapësirën në planet e skuadrës. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit madrilen do të shqyrtonin ofertat që arrijnë vlerën e 10 milionë eurove.Mendy ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2028, por problemet e vazhdueshme fizike kanë ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij gjatë sezoneve të fundit. Gjatë edicionit të kaluar, francezi regjistroi vetëm nëntë paraqitje, duke luajtur gjithsej 452 minuta. Në maj të vitit 2026, mbrojtësi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së tendinit të muskulit rektus femoris në këmbën e djathtë. Që nga ajo kohë, ai ka qenë në proces rikuperimi dhe është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.Megjithatë, së fundmi Mendy ka bërë përparim në rikuperimin e tij, duke punuar me top dhe duke marrë pjesë në stërvitjet në fushat e qendrës stërvitore të Valdebebasit. Rikthimi në gjendje të plotë fizike do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, ndonëse kjo nuk garanton se do të ketë sërish hapësirë në ekipin e parë.Konkurrenca në krahun e majtë është një tjetër faktor që e shtyn Real Madridin drejt shitjes së francezit. Sipas raportimit, klubi ka investuar gjithsej 105 milionë euro për Cucurellan dhe Carrerasin, të cilët janë pjesë e alternativave për këtë pozitë. Me dy futbollistë në dispozicion, Mourinho nuk ka nevojë të mbështetet te Mendy, i cili ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në sezonin aktual.Për më tepër, francezi nuk është përfshirë në listën e Real Madridit për fazën e parë të Ligës së Kampionëve 2026/27, duke ia vështirësu

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Ferland Mendyn gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2027, për një shumë prej 10 milionë eurosh. Mbrojtësi i majtë francez, 31-vjeçar, është pranë rikthimit nga lëndimi, por konkurrenca në këtë pozitë e vështirëson vazhdimin e tij në “Santiago Bernabeu”.Sipas raportimeve, trajneri Jose Mourinho ka në dispozicion Marc Cucurellan dhe Alvaro Carrerasin për krahun e majtë të mbrojtjes, çka ka bërë që Mendy të humbasë hapësirën në planet e skuadrës. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit madrilen do të shqyrtonin ofertat që arrijnë vlerën e 10 milionë eurove.Mendy ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2028, por problemet e vazhdueshme fizike kanë ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij gjatë sezoneve të fundit. Gjatë edicionit të kaluar, francezi regjistroi vetëm nëntë paraqitje, duke luajtur gjithsej 452 minuta. Në maj të vitit 2026, mbrojtësi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së tendinit të muskulit rektus femoris në këmbën e djathtë. Që nga ajo kohë, ai ka qenë në proces rikuperimi dhe është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.Megjithatë, së fundmi Mendy ka bërë përparim në rikuperimin e tij, duke punuar me top dhe duke marrë pjesë në stërvitjet në fushat e qendrës stërvitore të Valdebebasit. Rikthimi në gjendje të plotë fizike do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, ndonëse kjo nuk garanton se do të ketë sërish hapësirë në ekipin e parë.Konkurrenca në krahun e majtë është një tjetër faktor që e shtyn Real Madridin drejt shitjes së francezit. Sipas raportimit, klubi ka investuar gjithsej 105 milionë euro për Cucurellan dhe Carrerasin, të cilët janë pjesë e alternativave për këtë pozitë. Me dy futbollistë në dispozicion, Mourinho nuk ka nevojë të mbështetet te Mendy, i cili ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në sezonin aktual.Për më tepër, francezi nuk është përfshirë në listën e Real Madridit për fazën e parë të Ligës së Kampionëve 2026/27, duke ia vështirësu

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…