PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Banka qendrore evropianeBanka Qendrore Evropiane mbetet pa presidente, Lagarde njofton largimin në 2027
2 min čitanja
Banka qendrore evropiane

Banka Qendrore Evropiane mbetet pa presidente, Lagarde njofton largimin në 2027

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Christine Lagarde do të largohet nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) më 7 shkurt 2027, rreth nëntë muaj para përfundimit të mandatit të saj tetëvjeçar.Njoftimi vjen në një kohë kur BQE-ja pritet të bëjë të ditur vendimin e saj të radhës për normat e interesit.Sipas deklaratës zyrtare, Lagarde ka informuar Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit në eurozonë, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, për vendimin e saj. Banka nuk ka dhënë arsye për largimin e parakohshëm.“Këshilli Drejtues e falënderoi përzemërsisht presidenten Lagarde dhe e duartrokiti”, thuhet në deklaratë.Edhe António Costa e falënderoi Lagarde për punën e saj, duke vlerësuar përkushtimin në drejtimin e BQE-së që nga nëntori i vitit 2019.“Për të siguruar një tranzicion të qetë drejt udhëheqjes së re të BQE-së, procesi për emërimin e pasardhësit të saj do të nisë sot dhe do të vazhdojë pa vonesa”, deklaroi Costa.Pasardhësi i Lagarde do të emërohet nga Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas rregullave të BE-së, emërimi bëhet me shumicë të cilësuar, pas një rekomandimi nga ministrat e financave të unionit dhe konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së.Lagarde, ish-ministre e Financave e Francës dhe ish-drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), mori detyrën në nëntor të vitit 2019. Spekulimet për largimin e saj para përfundimit të mandatit ishin shtuar gjatë muajve të fundit.Ndërkohë, BQE-ja pritet të mbajë të pandryshuar normën e interesit për depozitat në nivelin 2.5%. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Christine Lagarde do të largohet nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) më 7 shkurt 2027, rreth nëntë muaj para përfundimit të mandatit të saj tetëvjeçar.Njoftimi vjen në një kohë kur BQE-ja pritet të bëjë të ditur vendimin e saj të radhës për normat e interesit.Sipas deklaratës zyrtare, Lagarde ka informuar Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit në eurozonë, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, për vendimin e saj. Banka nuk ka dhënë arsye për largimin e parakohshëm.“Këshilli Drejtues e falënderoi përzemërsisht presidenten Lagarde dhe e duartrokiti”, thuhet në deklaratë.Edhe António Costa e falënderoi Lagarde për punën e saj, duke vlerësuar përkushtimin në drejtimin e BQE-së që nga nëntori i vitit 2019.“Për të siguruar një tranzicion të qetë drejt udhëheqjes së re të BQE-së, procesi për emërimin e pasardhësit të saj do të nisë sot dhe do të vazhdojë pa vonesa”, deklaroi Costa.Pasardhësi i Lagarde do të emërohet nga Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas rregullave të BE-së, emërimi bëhet me shumicë të cilësuar, pas një rekomandimi nga ministrat e financave të unionit dhe konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së.Lagarde, ish-ministre e Financave e Francës dhe ish-drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), mori detyrën në nëntor të vitit 2019. Spekulimet për largimin e saj para përfundimit të mandatit ishin shtuar gjatë muajve të fundit.Ndërkohë, BQE-ja pritet të mbajë të pandryshuar normën e interesit për depozitat në nivelin 2.5%. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…